OBSH: Viti i dytë i pandemisë më i ashpër! (VIDEO)

Viti i dytë i pandemisë COVID-19, mund të jetë më e ashpër, tha OBSH-ja.

Këtë deklaratë të fortë OBSH-ja e ka bërë duke u bazuar në shpejtësinë e përhapjes së virusit në botë, si dhe shfaqjen e variantit të ri të COVID-19.

“Viti i dytë i pandemisë do të jetë më i ashpër duke pasur parasysh dinamikën e transmetimit të virusit”, është shprehur Mike Ryan, zyrtari i lartë i urgjencave në OBSH.

Sipas të dhënave zyrtarë, javën e kaluar në botë janë raportuar 5 milionë raste të reja infektimesh nga COVID-19.

 “Pas pushimeve, në disa shtete situata do të përkeqësohet përpara se të përmirësohet”, ka thënë Maria Van Kerkhove, po ashtu pjesë e OBSH-së.

Numri total i infektimeve ka shkuar 92.848.561, ndërkohë që numri i viktimave është 1.988.561 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë vaksinimi anti-COVID ka nisur në pjesën më të madhe të vendet dhe pritet që kjo të jeta “drita në fund të tunelit”, për sa i përket situatës epidemiologjike në botë.

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja