OBSH-ja në alarm/ Hapja e shteteve pa vënë nën kontroll koronavirusin, ‘recetë për katastrofë’

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bën thirrje shteteve që të vazhdojnë zbatimin e masave kufizuese me qëllim luftimin e pandemisë Covid, - ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i kësaj Organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas tij, heqja e masave kufizuese pa pasur nën kontroll virusin, mund të jetë “recetë për katastrofë”.

Kreu i Organizatës ka pranuar se shumë njerëz janë duke u lodhur nga masat kufizuese dhe se dëshirojnë t’i kthehen normalitetit pas tetë muajve të përballjes me rrezikun e koronavirusit.

“Ne duam të shohim që fëmijët kthehen në shkollë dhe që njerëzit t’iu kthehen vendeve të punës, mirëpo ne duam që kjo gjë të bëhet në mënyrë të sigurt”, ka thënë Tedros në një konferencë për media teksa shtoise “Asnjë shtet nuk mund të pretendojë se pandemia ka përfunduar”.

“Realiteti është që ky virus shpërndahet lehtë. Hapja pa kontroll është recetë për katastrofë”, ka thënë mes tjerash Tedros përgjatë një konference për media në Gjenevë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet shëndetësore në gjithë botën kanë regjistruar mbi 25 milionë persona të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025