Të paktën tetë persona kanë gjetur vdekjen dhe dhjetë të tjerë janë plagosën, si pasojë e një zjarri që shpërtheu në hotelin “Tokyo Star” në Odessa, në jug të Ukrainës.
Për të parandaluar të tjera viktima, forcat e ndërhyrjes së shpejtë evakuuan gjatë mbëmjes nga 273 dhomat e hotelit më shumë se 150 persona.
Shërbimi Vendor i Emergjencave ende nuk e ka specifikuar shkakun e fatkeqësisë dhe nuk ka sqaruar se sa njerëz kishte në hotel në kohën e rënies së zjarrit.

Forcave zjarrfikëse iu deshën rreth tre orë për të zbutur flakët, të cilat dogjën rreth 1.000 metra katrorë sipërfaqe.
Komente

