ODIHR nesër takon Bumçin
pasdite konferenca për listat
Ekipi i vëzhguesve agatgjatë të ODHIR të kryesuar nga ekspertja amerikane, Conny McCormack do të zhvillojnë nesër në 11:00 një takim me ministrin e Jashtëm Aldo Bumçi dhe më pas në orën 15:00 është parashikuar konferenca për shtyp.
TIRANE - Ekipi i vëzhguesve agatgjatë të ODHIR të kryesuar nga ekspertja amerikane, Conny McCormack do të zhvillojnë nesër në 11:00 një takim me ministrin e Jashtëm Aldo Bumçi dhe më pas në orën 15:00 është parashikuar konferenca për shtyp.
Ekipi i vëzhguesve mbërritën dje në Tiranë dhe ata do të vëzhgojnë fushatën elektorale, përfshi analizimin e listave të përpiluara për zgjedhjet sikurse zbatimin e legjislacionit dhe monitorimin e medias.
Ekipi përbëhet nga 15 ekspertë të cilët vijnë nga 14 shtete anëtare të
OSBE-së, si dhe 30 vëzhgues afatgjatë. Detyra e parë e tyre do të jetë mbikëqyrja e fushatës elektorale, analizimi i listave të përpiluara për zgjedhjet si dhe zbatimi i legjislacionit dhe monitorimin e medias. Më 11 maj në faqen zyrtare ODIHR publikoi axhendën e ekipit të përbashket të vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR-it dhe asambalesë parlamentare të OSBE-së që do të ndjekin nga afër zgjedhjet e 23 qershorit. Sipas axhendës zyrtare, një ditë pas zgjedhjeve te përgjithshme parlamentare në vend, pra me 24 qershor, parashikohet një tjetër konferencë shtypi në të cilën do të bëhen publike të dhënat dhe përfundimet paraprake nga procesi zgjedhor, ndërsa raporti perfundimtar do të publikohet 8 javë pas tyre.
Sakaq, përfaqësuesi i Ekipi të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, është parlamentari slloven Roberto Battelli, i cili njihet si miku i ngushtë i koordinatorit Volfgang Grosruck, mbështetes i Partisë Demokratike. Battelli, në një takim me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli më 22 shkurt të vitit 2010, rikonfirmoi deklaratën e mbajtur pas zgjedhjeve të vitit 2009 nga koordinatori special i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Grossruck.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.8%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3579
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15