Eurozona është në ditët e saj më të këqija. Oraganizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka paralajmëruar se gjatë 2 viteve të ardhshme, zona euro do të luftojë me një stanjacion dhe rritje të rrezikut për deflacion, ndrësa ekonomia globale do të përmirësohet gradualisht.

Shefja e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik Catherine Mann tha se eurozona duhet të tregojë më shumë rritje. “Prashikimet e eurozonës për një rritje prej 0.6% për vitin e ardhshëm dhe 1% për 2016-ën janë shumë pesimiste dhe larg objektivit prej 2% nga Banka Europiane Qendore”.

Gjatë fjalës së saj në publikimin e të dhënave, Mann paralajmëroi divergjenca mes vendeve në aspektin e rritjes ekonomike dhe politikave monetare duke sjellë paqëndrueshëmri në këmbimin valutor dhe borxhit publik.

Sipas saj, GDP-ja e zonës euro është shumë afër pikës kritike, ndryshe nga SHBA dhe Britania e Madhe të cilat kanë tejkaluar pritshmëritë.

Organizata i bëri thirrje Bankës Qendrore Europiane të implementojë ‘masa shtesë stimuluese për të mbajtur konstant normat afatgjata të interesit në dy vitet e ardhshme,’ me qëllim përshpejtimin e blerjes së aseteve.




Redaksia Online
(shqiptarja.com)