PRISHTINE, 1 Maj/ATSH/- Shumë qytetarë kishin vendosur që në ditën e festës së punëtorëve, 1 majin të bëjnë vizita të prodhimeve vendore të ekspozuara në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar "Prishtina 2015" që po mbahet në organizim të Odës Ekonomike të Kosovës dhe të Qeverisë së Kosovës.
Organizatorët e panairit, shprehen të kënaqur me vizitat e qytetarëve. Ata presin që deri në mbyllje të arrijnë deri në 17 mijë vizitorë. Ndërsa, bizneset kishin pritur që në këtë vit të kishin më shumë vizita se sa në vitin e kaluar.
Koordinatori i panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar "Prishtina 2015" Mehdi Kika nga Oda Ekonomike e Kosovës, thotë për KosovaPress se këtë vit kishte frekuentim më të madh të vizitorëve se sa një vit më parë. Kika pret që të përmbyllin panairin me 17 mijë vizitor./a.g/