/ATSH/.-Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Federale e Austrisë, konkretisht Instituti WIFI- International nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi edhe për tri vitet e ardhshme.
Sipas KosovaPress, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se "Austria e mbështet Kosovën në sektorin privat si dhe kontribuon edhe në ngritjen e këmbimit tregtar mes dy vendeve".
"Që nga viti 2008 e deri në fund të vitit 2014, kemi organizuar një mori seminaresh të standardeve dhe kritereve evropiane", theksoi Gërxhaliu.
Ai u shpreh se "në datën 27 të këtij muaji do të presim një mision tregtar nga Austria".
Ndërsa Anton Aufner, përfaqësues nga WIFI INternational, tha se "ka qenë një bashkëpunim i frytshëm mes OEK-ut dhe WIFI-International për gjatë këtyre viteve".
Aufner shtoi se nuk është e lehë të gjenden partnerë të tillë, sikurse është Oda Ekonomike e Kosovës, me gjithë këtë gatishmëri për të bashkëpunuar .
"Austria është një ndër investitorët më të rëndësishëm në Kosovë.Normalisht që ndërmarrjet kosovare kanë interes të jenë pjesë e proceseve ndërkombëtare dhe zhvillimeve ekonomike", nënvizoi Aufner.
Ai shtoi se kompanitë kosovare janë takuar me kompanitë austriake dhe janë duke parë mundësitë e bashkëpunimit.
/Shqiptarja.com