PD: Fatkeqësia mbaroi në 23 maj! Thirrje qytetarëve kundër kufizimeve: Rimerrni në dorë të drejtat tuaja

PD: Fatkeqësia mbaroi në 23 maj! Thirrje qytetarëve kundër kufizimeve: Rimerrni në dorë të drejtat tuaja

Ndërsa Partia Demokratike ka dalë në mbështetje të protestave të artistëve, një tjetër apel për të protestuar vjen nga ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi.

Duke e konsideruar zgjatjen e fatkeqësisë  natyrore antikushtetuese, Bylykbashi në Facebook i bën thirrje qytetarëve që të marrin në dorë të drejtat e tyre, të cilat janë të kufizuara.

Sipas ish-deputetit të PD, gjendja e fatkeqësisë natyrore ishte deri në 23 maj dhe mbajtja e këtyre masave përtej kësaj date nuk ka më vlerë kushtetuese. Bylykbashi shprehet se për të zgjatur "fatkeqësinë natyrore" përtej kësaj data duhet një vendim i ri.

"Qeveria duhej të kërkonte shtyrje të re 30 ditore me 23 maj, të raportonte në Parlament për masat e ndërmarra nga 24 prilli ‎deri me 23 maj, të dëshmonte sa efikase ishin ato dhe pse duhej zgjatur edhe me 30 ditë të tjera gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe kufizimi i lirive", shkruan Bylykbashi. 

Zgjatja e shpalljes së gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore parashikon vijimin e disa masave për institucionet publike, strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile, subjektet private dhe shtetasit shqiptarë.

Statusi i Oerd Bylykbashit

Qe nga e diela e Fiter Bajramit, "gjendja e ‎fatkeqësisë natyrore" dhe masat e jashtëzakonshme të Kryeministrit Edi Rama janë antikushtetuese. Mbajtja e këtyre masave përtej 23 majit nuk ka vlere kushtetuese sepse Parlamenti nuk mund ta zgjaste gjendjen e fatkeqësisë natyrore me shume se një muaj pa një vendim të ri.

Kufizimi i lirisë së lëvizjes së shqiptarëve dhe të gjitha lirive të tjera nga Kryeministri Rama, që nga dita e sotme 24 maj, ‎e në vazhdim është antikushtetues.

Qeveria duhej të kërkonte shtyrje të re 30 ditore me 23 maj, të raportonte në Parlament për masat e ndërmarra nga 24 prilli ‎deri me 23 maj, të dëshmonte sa efikase ishin ato dhe pse duhej zgjatur edhe me 30 ditë të tjera gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe kufizimi i lirive. Kjo është arsyeja e afatit kushtetues 30 ditor, llogaridhënia e qeverisë dhe jo tekat e Ramës ne 22.00 të natës në Facebook. Parlamenti ka detyrimin qe t'ju mbroje të drejtat nga qeveria por harrojeni që ky Parlament si shtupe lecke në duart e Edi Rames t'ju mbrojë.

Statistikat e Covid 19 nuk justifikojnë rrëmbimin dhe dhunimin e te drejtave tuaja nga Edi Rama.

Qytetare, refuzoni qe "distancimi ‎social" i neuroneve te Kryeministrit dhe pamundësia e tyre per t'u takuar me njeri-tjetrin ne mendime logjike e racionale ne interesin tuaj, te dhunoje lirinë tuaj të lëvizjes! Rimerrni të drejtat dhe liritë tuaja!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 13/06/2022 18:18

    Evlad hiq spo gutemi,për momentin jemi në shkalltë e SOJIT tek drrasat,në kët koh WC puplike nuk po përdorin shum drrasa,muratorët po i përdorin për ndërtimin e shpijave nçdo vendë,vazdojm ma tej

    Përgjigju
  • Iris: 26/05/2020 01:17

    Z.Bylykbashi I eshte nxehur karigia ku eshte ulur,po kerkon ndihmen e qytetareve per te gjetur nje kolltuk te ri ,sepse eshte me I rehatshem.

    Përgjigju
  • Perse: 25/05/2020 12:44

    Ore me duket mua apo jan cmendur i mad e i vogel ne keahun opozitar te gjith mekatar qenkan i ka zen tmeri nga drejtesia

    Përgjigju
  • ERP: 25/05/2020 09:55

    Ne fakt te drejtat tona duhen marre ne dore por per t’ju treguar vendin ju qebesirave njehere e mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja