Ofendoi tifozët e Maqedonisë së Veriut, Dënimi i parë për Mirlind Dakun vjen nga klubi i tij rus, Rubin Kazan

Ofendoi tifozët e Maqedonisë së Veriut, Dënimi i parë për Mirlind Dakun vjen nga klubi i tij rus, Rubin Kazan

Mirlind Daku

Mirlind Daku merr ndëshkimin e parë nga klubi i tij në Rusi. Rubin Kazan, ka bërë të ditur se do të ketë masë disiplinore dhe gjobë për futbollistin kuqezi thuhet në komunikatën zyrtare.

“Sulmuesi Mirlind Daku ka kryer thirrje ofenduese pas ndeshjes së EURO 2024 të ekipit kombëtar të Shqipërisë ndaj Kroacisë.

Klubi jonë merr përgjegjësinë për çfarë ka ndodhur. FC Rubin përfaqëson një ekip multinacional, dhe gjithmonë i përputhet parimeve të respektit dhe barazisë, duke dënuar në mënyrë kategorike çdo formë diskriminimi aspo fyerje në bazë kombëtare, fetare apo racore.

Pas kthimit në ambientet e klubit, ndaj futbollistit do të aplikohen sanksione disiplinore dhe financiare. Një bisedë shpjeguese do të mbahet gjithashtu me lojtarin në klub, për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e klubit të Rubin Kazan.

UEFA ka hapur hetim për sulmuesin e kombëtares Mirlind Daku i cili më pas kërkoi falje publike duke thënë se ishte nën efektin e emocioneve kur ofendoi tifozët e Maqedonisë së Veriut. Pas ndeshjes Kroaci 2-2 Shqipëri në Euro 2024, (19 qershor 2024) Daku mori megafonin dhe foli para Tifozave Kuq e Zi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:32
Mirlind Daku rrezikon ndëshkimin nga UEFA, Babai i sulmuesit të Kombëtares flet për median ruse: Ishte emocionale, nuk e meriton të pezullohet

Në një intervistë për median ruse, babai i sulmuesit shqiptar Mirlind Daku thotë se djali i tij nuk duhet të pezullohet nga turneu pasi reagimi i tij ishte thjesht emocional.

“UEFA ka nisur një hetim për sjelljen e papërshtatshme të Dakut, i cili akuzohet se ka bërtitur parulla fyese ndaj serbëve dhe maqedonasve pas ndeshjes së “Euro 2024”, Kroaci – Shqipëri 2-2. Sipas raportimeve të mediave, gjatë ndeshjes tifozët kroatë dhe shqiptarë bërtisnin nga tribuna “vrite serbin”.

“Siç shkruajnë mediat, djali im nuk ka thënë gjëra të tilla. Mirlindi është thjesht emocional dhe shpërthyes. Këtë e ka bërë pa dashje dhe tashmë ka kërkuar falje nga ata që janë lënduar për këtë, por nuk besoj se do t’i japë lamtumirë turneut. Është 100% gabim të bësh thirrje për vrasjen e serbëve! Djali vetëm u përpoq të thoshte *** (ofendim i lehtë), por nuk e tha plotësisht. E dini se çfarë lloj mbështetjeje ka Mirlindi në Kroaci, Slloveni dhe tani në Rusi. Të gjithë e dinë sjelljen e tij si futbollist. Djali është shumë i mirë, por ky është Europiani i tij i parë në karrierë dhe të gjitha janë emocione. Nuk mendoj se ai e meriton të pezullohet nga turneu. Ai tashmë ka kërkuar falje”, i tha Fehmi Dakut në një intervistë korrespondentit të “Sport24”, Vladislav Shapiro.

Babai i futbollistit të Kombëtares shqiptare Mirlind Daku ka folur më tej edhe për marrëdhënien e djalit të tij me futbollistët serbë te skuadra e Rubin Kazanit. Mirlindi ka shumë bashkëlojtarë serbë në Rubin dhe pyetjes se si ndihet ai me ata, babai i Dakut u përgjigj: “Ai shoqërohet me ta gjatë gjithë kohës. Ai komunikon më shumë me Igor Vujaçiç (lojtar i kombëtares së Malit të Zi, por me pasaportë serbe). Ata janë miq dhe janë gjithmonë bashkë”.

UEFA ka hapur hetim për sulmuesin e kombëtares Mirlind Daku i cili akuzohet se ka bërtitur parulla fyese ndaj serbëve dhe maqedonasve pas ndeshjes së “Euro 2024”, Kroaci – Shqipëri 2-2.pas  më pas kërkoi falje publike duke thënë se ishte nën efektin e emocioneve kur ofendoi tifozët e Maqedonisë së Veriut.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 22/06/2024 13:34

    Nje patriot dhe profesinist nuk do pranonte kurre te luan ne rusi, veqmas tash kur dihet se rusia njejt si serbia n'a urrejne si komb.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Grabitje me armë në Valias, zbardhet dëshmia e punonjësit të argjendarisë: Më vodhën vrasën e floririt 8 mln lekë të vjetra! Grabitësi e porositi online, isha me shokun polic

Grabitje me armë në Valias, zbardhet dëshmia e punonjësit të argjendarisë: Më vodhën vrasën e floririt 8 mln lekë të vjetra! Grabitësi e porositi online, isha me shokun polic