Thirrjet nacionaliste, UEFA heton Mirlind Dakun, FSHF-në dhe Federatën kroate! Sulmuesi kërkon falje

Tifozët shqiptarë dhe ata kroatë festuan së bashku para ndeshjes mes Kroacisë dhe Shqipërisë, të zhvilluar të mërkurën në kuadër të “Euro 2024”. Në stadiumin në Hamburg, tifozët e Shqipërisë dhe ata të Kroacisë qëndruan në tribuna të njëjta dhe nuk është raportuar për ndonjë incident.

Në të paktën një moment ata kanë kënduar së bashku ku janë dëgjuar duke thirrur “mbyte serbin”. Nuk ka vonuar shumë dhe Federata e Futbollit e Serbisë reagoi.

Fillimisht nga Federata serbe thanë se do të tërhiqen nga Evropiani nëse UEFA nuk dënon Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Federatën Kroate të Futbollit. Në ankesën zyrtare të Federatës serbe kërcënimi për tërheqje megjitahtë nuk është përmendur.

Të enjten mbrëma, ashtu si pritej, UEFA nisi hetimet. Por jo se këtë e ka kërkuar Federata serbe. Hetimet e UEFA-s ishin planifikuar edhe para se serbët të ankoheshin.

UEFA ka caktuar një inspektor për të kryer hetimet “lidhur me sjelljen e mundshme raciste dhe diskriminuese nga tifozët, që dyshohet se kanë ndodhur në ndeshjen Kroaci – Shqipëri”.

Gjasat janë të mëdha që FSHF-ja dhe Federata kroate të gjobiten nga UEFA. Të dy federatat tashmë janë gjobitur për sjelljet e tifozëve të tyre në ndeshjet e xhiros së parë të “Euro 2024”.

Më i rëndë vlerësohet rasti i sulmuesit të Shqipërisë, Mirlind Daku. Pas ndeshjes me Kroacinë, Daku mori megafonin dhe iu afrua tribunës ku ishin tifozët shqiptarë.

Sulmuesi u dëgjua duke nisur fyerje ndaj maqedonasve. Të enjten paradite Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut doli me reagim zyrtar duke kërkuar nga Daku që të kërkojë falje dhe nga UEFA-ja që të hetojë rastin.

Rasti i Dakut është përmendur edhe në letrën e Federatës serbe për UEFA-n. Kjo e fundit do ta hetojë edhe atë rast.

“Është hapur një hetim lidhur me sjelljen që supozohet se ishte e papërshtatshme, e lojtarit të FSHF-së, Mirlind Daku. Informacione të tjera lidhur me këtë çështje do të vihen në dispozicion në kohën e duhur”, shkruan në njoftimin e UEFA-s. Pasi fyerjet ndaj një vendi tjetër janë të evidentuara, gjasat janë të mëdha që edhe Daku të dënohet nga UEFA.

 

Postimi i Mirlind Dakut në instagram
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
Ofendoi tifozët e Maqedonisë së Veriut, Mirlind Daku kërkon falje publike: U rrëmbeva nga emocionet! UEFA nis hetimet

1718916334_1710572165mirlinddaku.JPG
Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku ka kërkuar falje publike duke thënë se ishte nën efektin e emocioneve kur ofendoi tifozët e Maqedonisë së Veriut. Pas ndeshjes Kroaci 2-2 Shqipëri në Euro 2024, Daku mori megafonin dhe foli para Tifozave Kuq e Zi.

"Përshëndetje të gjithëve. Së pari dua të jem falenderues ndaj të gjithë atyre që na kanë përkrahur në momentet e mira dhe të vështira në Euro 2024. Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë Kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashni pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë, “Shqipëri dashni pa kufi”.

Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona. Falja është burrërore, dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar. Me respekt, Mirlind Daku", shkruan Daku. Për këtë rast UEFA ka nisur hetimet.

 

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sara: 21/06/2024 11:59

    Nuk kuptoj pse duhet denuar FSHF apo dhe tjeret.Nese Daku ka shkelur rregullat me patriotizma kote per popullaritet,gjobitet ose perjashtohet nga europiani dhe mbyllet ceshtja.Shum zhurme per asgje,

    Përgjigju
  • Liku: 21/06/2024 01:19

    Shyqyr qe kemi ndeshjet e kombetares per t'u kujtuar qe jemi patriote, pa lidhje, para se te jemi qytetare

    Përgjigju
  • Kallam budall: 20/06/2024 23:00

    Fusni more Brojen qe vjen nga kampionati britanik shikoni Strakosha kane super stervitje mos u merrni me futbollist akoma me loje me domino! Broja duhet ai eshte sportist qe do ti fus gol spanjes

    Përgjigju
    • Turi: 20/06/2024 23:15

      Po po Broja. Se kot po ngroh stolin dhe ne angli sepse eshte lojtar i klasit te lart. Sejcili nga kta djem ka meriten e vete. Dhe ne fund ta mbyllim me nje thenie. VUCICU PEDERU!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK