Ofenduan deputetet, PD: Rama
e Braçe përjashtim nga Kuvendi
Video/Deputetët e PD vezë Ramës

Ofenduan deputetet, PD: Rama<br />e Braçe përjashtim nga Kuvendi<br />Video/Deputetët e PD vezë Ramës
TIRANE - Partia Demokratike kërkon pezullimin nga Kuvendit me nga 10 ditë për kryeministrin Edi Rama dhe deputetin socialist Erion Braçe për ofendimet që bënë gjatë seancës së djeshme ndaj dy grave deputete të PD-së, Albina Deda dhe Arbiola Halim. Kërkesa është depozituar në Parlament për tu shqyrtuar në Byronë e Kuvendit.
 
Ky qëndrim u konfirmua nga kryedemokrati Lulzim Basha pas mbledhjes me dyer të mbyllura parlamentarët demokratë, i cili tha se këto fyerje janë të papranueshme për PD. 

"Ky recidivist në dhunimin verbal dhe jo vetëm të grave, dje ka bërë të njëjtën gjë. Ishte ky akt që provokoi goditjen e tij me vezë që fatkeqësisht  nuk e zunë në pjesën e zbuluar të kokës sepse sipas vendimit të gjykatës kjo nuk përbën vepër penale. Uroj të mos ketë guximin të provokoje përsëri grupin parlamentar ne sallë", tha Basha.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së