GAZA- Në një kohë që Izraeli ka nisur ofensivën tokësore në Rripin e Gazës, militantët e Hamas po përdorin tunelet për të sulmuar. Një tjetër betejë është zhvilluar sot në Erez, zonën përreth kalimit kufitar mes Izraelit dhe Rripit të Gazës. Ushtria izraelite bën të ditur se ka kapur 2 grupe të infiltruar nga Hamas, për të sulmuar në Gaza. Avioni izraelit kishte vënë në shënjestër njërën nga skuadrat dhe ushtarët duke hapur zjarr në anën tjetër të tunelit.
Të paktën 15 militantë të Hamas mësohet të kenë gjetur vdekjen. Rajonet e Kibuc Nir Am dhe Erez në Rripin e Gazës kanë mbetur tërësisht të izoluar.
Militantët islamistë të Hamas janë përpjekur disa herë gjatë javës së kaluar të hyjnë në Izrael përmes një rrjeti të gjerë tunelesh të fshehura, ndërsa kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë izraelite të shkatërrojnë të gjitha tunelet nëntokësore.
Ndërkohë në Kajro pritet të mbërrijë sekretari amerikan John Kerry me qëllim arritjen e një armëpushimi në Gaza.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO