Siria, tërhiqen milicёt kurdё nga veriu , Trump rimendohet: 200 ushtarë amerikan do qëndrojnë në Siri, Erdogan: Turqia nuk synon pushtimin e asnjë toke

Gati njё javё e gjysmё pas fillimit tё ofensivёs ushtarake turke nё veri tё Sirisё dhe tri ditё pas shpalljes sё armёpushimit, forcat demokratike siriane nёn drejtimin e milicёve kurdё YPG kanё përfunduar tёrheqjen e luftёtarёve tё tyre sikurse ёshtё rёnё dakord nё marёveshjen e armёpushimit.

Qendra siriane e Mbikqyrjes sё tё Drejtave tё Njeriut njofton, se rreth 500 luftёtarё SDF janё tёrhequr nga Ras al-Ain.

Por armёpushimi ende është i paqёndrueshёm.

Sipas qeverisë turke, armёpushimi nuk ёshtё respektuar. Ministria e Mbrojtjes nё Ankara, deklaroi se njё ushtar turk ёshtё vrarё dhe se ushtarёt turq janë përballur se përplasje sporadike.

Turqia dhe milicёt kurdё tё dielën akuzuan reciprokisht njeri – tjetrin pёr shkelje tё armёpushimit.

Gazeta prestigjoze 'New York Times' ka zbuluar se Presidenti amerikan po vlerëson pozitivisht një plan të Pentagonit që parashikon mbajtjen e të paktën dyqind ushtarëve në Veri-Lindje të Sirisë, me mision të dyfishtë: të mbronte puset e naftës nga Damasku, dhe të parandalonte që ISIS të rifitonte forcën pas arratisjes nga burgjet për shkak të ofensivës turke.

Turqia nisi mё 9 tetor një ofensivë ushtarake nё Veri tё Sirisё për tё luftuar, sipas tyre, njёsitё kurde tё milicёve YPG dhe pёr t'i larguar ata nga kufiri. Kёto veprime ushtarake u mundёsuan nga tёrheqja e trupave tё SHBA-sё nga Siria. Marrëveshja e armëpushimit u mundësua nga bisedimet mes Zv/presidentit amerikan Pence dhe Presidentit turk Erdogan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:44
Trupat amerikane hyjnë në Irak, goditen me patate nga banorët. Sekretari i Mbrojtes: SHBA po mban disa trupa në veri-lindje të Sirisë

Sot trupat amerikane që ndodheshin në Siri hynë në territorin irakian në drejtim të Erbil-it, kryeqytetit të Kurdistanit të Irakut.

Autokolona u gjuajt me patate të kalbura nga banorë të zonës ndërsa po kalonte në qytetin e Duhok-ut. Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper tha se të gjitha forcat amerikane që do të largohen nga Siria do të vendosen në Irakun perëndimor dhe mund të kryejnë operacione antiterror kundër Shtetit Islamik.

Sekretari i Mbrojtes tha se SHBA po mban disa trupa pranë fushave të naftës në veri-lindje të Sirisë për t'i mbrojtur ato militantëve të Shtetit Islamik.

Esper tha se më shumë se 700 trupa amerikane do të vendosen në Irak dhe nuk do të kthehen në SHBA, ndryshe nga ajo që shkruante në twitter Presidenti Donald Trump.

Ai nuk i përjashtoi mundësinë e kryerjes së operacionet antiterror nga Iraku në Siri. Por Esper tha se planet do të përpunohen me kalimin e kohës dhe se ato do të përfshijnë diskutime me aleatët e NATO-s në ditët e ardhshme. Ai tha gjithashtu se nëse forcat amerikane do të kthehen në Siri ato do të mbrohen nga avionët amerikanë.

SHBA-ja ka aktualisht rreth 5 mijë trupa në Irak bazuar në një marrëveshje mes Bagdadit dhe Uashingtonit. Trupat u tërhoqën në vitin 2011 kur operacionet ushtarake atje përfunduan, por u rikthyen pas tre vitesh kur Shteti Islamik mori kontrollin e pjesës më të madhe të vendit, territor që e humbi sërisht më vonë.

Sekretari Esper tha se marrëveshja e nënshkruar të enjten e kaluar për armëpushim pesëditor mes forcave turke e kurde në veri të Sirisë "duket se po respektohet".

Ora 12:00
Erdogan në 'TRT World Forum 2019': Turqia nuk synon pushtimin e asnjë toke dhe as të shkelë lirinë apo interesat e ndonjë shteti

Sipas ‘Anadolu Agency’, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar në ‘TRT World Forum 2019’ se Turqia nuk synon pushtimin e asnjë toke dhe as të shkelë lirinë apo interesat e ndonjë shteti.

 “Mund të jenë vende të tjera që kanë në Siri, Irak, Afganistan, Libi, Afrikë apo Ballkan, qëllime të mbrapshta. Turqia është në Siri vetëm për shkak të unitetit të fatit që ka me vëllezërit e saj. Por këtë nuk mund ta kuptojnë ata që një pikë nafte e shohin më të vlefshme se sa një pikë gjak”, - tha presidenti turk.

Erdogan tha gjithashtu se Turqia nuk do të ulet kurrë në një tryezë me ata që i konsideron një organizatë terroriste.

Ora 11:42
Siria, Trump rimendohet, do të lërë 200 ushtarë amerikan në Verilindje të Sirisë

Pas vendimit të Donald Trump për tërheqjen e të gjithë trupave amerikane nga Siria, Gazeta prestigjoze New York Times ka zbuluar se Presidenti amerikan po vlerëson pozitivisht një plan të Pentagonit që parashikon mbajtjen e të paktën dyqind ushtarëve në Veri-Lindje të Sirisë, me mision të dyfishtë: të mbronte puset e naftës nga Damasku, dhe të parandalonte që ISIS të rifitonte forcën pas arratisjes nga burgjet për shkak të ofensivës turke.

Nëse Trump e autorizon planin e Pentagonit, kjo do të ishte hera e dytë brenda dhjetë muajve që presidenti amerikan ndërron kurs për praninë, ose jo, në territorin Sirian të ushtarëve amerikanë.

Dhjetorin e kaluar ai tha se i gjithë kontigjenti, i përbërë nga dy mijë forca speciale, duhej të tërhiqej menjëherë. Pas pak ditësh, ai ndërroi mendim dhe tha se nuk do të tërhiqte gjithçka, vetëm një pjesë të trupave.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë