Skuadrat e futbollit në Kinë janë bërë të njohura tashmë për ofertat e “çmendura” që u ofrojnë futbollistëve në kampionatet evropiane.
Edhe pse ofertat kanë qenë të shumta për lojtarë të tjerë, asnjë ofertë nuk i ishte bërë yllit portugez të Realit të Madrid, Cristiano Ronaldo, por kjo gjë tashmë ndryshoi.
Sipas “AS”, kinzët i kanë ofruar një shumë prej 300 milionë euro Reali Madridit për kartonin e lojtarit dhe 150 milionë euro për sezon portugezit.
Oferta është konfirmuar gjithashtu edhe nga vetë menaxheri i Ronaldos, Jorge Mendes, i cili është shprehur se oferta është refuzuar nga portugezi i cili dëshiron të vazhdojë të luaj në “Santiago Bernabeu”.
Ndërkohë blerja e fundit nga skuadrat e kampionatit kinez ishte ajo e Oscar, e cila e shndërroi futbollistin në një nga lojtarët më të paguar në historinë e futbollit.
Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com