Ofertë e “çmendur”, City i jep 
Guardiolës 27 mln euro në sezon 

Ofertë e “çmendur”, City i jep <br />Guardiolës 27 mln euro në sezon 
Manchester City do Pep Guardiolën me çdo kusht dhe i ofron një shumë të çmendur për sezon, 27 mln euro. Afrimi i trajnerit spanjoll është objektiv primar i skuadrës nga Premier League. Drejtuesit e City-t janë të lodhur që gjithë këto vite kanë shpenzuar miliona euro dhe ende nuk po fitojnë një kompeticion madhor siç është Champions League. Për të sjellë në Etihad kupën më të dëshiruar City mendon se trajneri i duhur është katalanasi.

Dhe për të vënë duart tek Guardiola sipas “The Sun” anglezët kanë gati një kontratë faraonike. Kontrata për Pep pritet të jetë 5-vjeçare me 27 milion euro në sezon pra një marrëveshje që kap shifrën 100 mln paund në total. Ideja e drejtuesve është që trajneri aktual Manuel Pellegrini të përfundojë kontratën dhe Guardiola të ulet në pankinë sezonin 2016-2017. 

Kjo ofertë e “çmendur” e City-t vjen një ditë pasi trajneri spanjoll vuri në dyshim vijimin e tij tek Bayerni duke thënë se për të ardhmen ende n uk e ka një vendim.

Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë