TIRANE - Pak muaj para fushatës elektorale, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka premtuar se qeveria e tij do të miratojë një ligj të posaçëm, ku çdo investitor do mund të blejë truallin për ndërtimin e një shkollë me një vlerë 1 euro ose 0. Kjo ka qenë deklarata e Kryeministrit Berisha, i cili ishte sot i pranishëm në Universitetin Amerikan të Tiranës gjatë inaugurimit të korpusit të ri.

Ndërkaq, edhe këtë herë shefi i qeverisë nuk ka lënë pa trumbetuar arritjet e qeverisë së tij ku deri më tani investimet në fushën e arsimit kanë qenë të shumta.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)