Ka një javë që Lidhja Demokrative e Kosovës nuk ka arritur të vendosë nëse do të pranojë ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje, që u bë në takimin e fundit mes tyre.
Albin Kurtit i ka propozuar Isa Mustafës rritjen e numrit të ministrive nga 12 në 14 dhe ka shprehur dakordësinë që të votojë kandidatin e LDK për postin e presidentit.
Mesa duket zgjedhja e Glauk Konjufcës në krye të Parlamentit ka komplikuar situatën dhe ka bërë që LDK-ja ta cilësojë lëvizje të njëanshme zgjedhjen e Konjufcës, duke kërkuar që posti I kryeparlamentarit të bëhet përsëri pjesë e marrëveshjes, duke imponuar që në tavolinën e diskutimeve të vihen oferta të reja.
Ky opsion që është konsideruar i papranueshëm nga Albin Kurti ka bërë që ky i fundit të sakrifikojë premtimin e bërë për numrin e ministrive.
Albin Kurti e ka barazuar kërkesën e LDK-së për kryeparlamentarin me një ministri më tepër, gjë që i jep partisë së Isa Mustafës një dikaster më shumë duke e çuar në gjashtë numrin e ministrive që do ti takojnë asaj, kundrejt pesë të LVV.
Sipas mediave në Kosovë, Këshilli Kombëtar i LDK sot do të diskutojë për ofertën e Albin Kurtit dhe numrin e zëvendësministrave.
Nga partia e Isa Mustafës thonë se LDK-ja do shqyrtojë një propozim shumë të ngjashëm me atë të paraqitur nga LVV-ja në takimin e fundit të javës së kaluar, me disa ndryshime të vogla, pa treguar detaje se për çfarë bëhet fjalë.
Që nga java që lamë pas nuk ka pasur takim në mes të Kurtit dhe të Mustafës, dhe ky i fundit pas takimit me ambasadorin amerikan dje tha se i mbetet LVV të bëjë propozimet e saj për zgjidhjen e ngërçit për formim sa më shpejtë të institucioneve.
Populi thot per jeten praktike,por me gjasa niveli politik aktual te ne, nuk ka kaluar shkallen e asaj te popullit"Kush kesh e vesh".Me gjasa, do vini, nese edhe ta tejkaloni ate qe, kritikuat per Qeverine,tash ne doreheqje.
Përgjigju