Rasul Mislaev, terroristi rus që u kap në Shqipëri nga agjentët e antiterrorit, do udhëtojë nesër në drejtim të vendit të origjinës Rusisë. Agjentët e policisë ruse, kanë mbëritur në aeroportin e Rinasit në Shqipëri ditën e sotme, për të marë Rasul Mislaev dhe transportuar atë në Rusi.
Në sallën e gjyqit Mislaev, është shprehur se nuk është terrorist, dhe se “terrorist është presidenti rus Vladimir Putin”. Mislaev akuzohet për pjesmarrje në organizatë terroriste dhe në kampin e Kareçit ku u mbajt në Shqipëri ai prezantohej si “Maradona”.
Tashmë me ardhjen e Rusëve në Shqipëri, Mislaev do transferohet në Rusi për tu përballur me akuzat e ngritura nga drejtësia e këtij shteti.
Komente

