DURRËS- Gjykata e Durrësit vendos ekstradimin e rusit Rasul Milsaev i cili u arrestua disa kohë më parë në vendin tonë dhe akuzohet si pjesë e ISIS që në vitin 2013. Vendimi u mor nga gjyqtari i Gjykatës së shkallës së parë Durrës Paulin Çera.
Gjyqtari sqaron se midis Rusisë dhe Shqipërisë ka marrëveshje ekstradimi ndaj ai do të ekstradohet në Rusi në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme Ruse. Në sallën e gjyqit Mislaev është shprehur se nuk është terrorist, dhe se 'terrorist është presidenti rus Vladimir Putin'. Mislaev akuzohet për pjesmarrje në organizatë terroriste.
Tashmë rusi i akuzuar për terrorizëm ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
Në seancën e datës e 29 gushtit ai kërkoi që të mos ekstradohej sepse druhej se në Rusi mund ta vrasin por kërkesa e tij nuk është marrë parasysh nga Çera.
34-vjeçar ishte pjesë e ISIS që prej vitit 2013 dhe është arrestuar mbrëmjen e 12 korrikut. Rasul Mislaev lindur dhe banues në Norilsk, kishte rreth një vit më parë që kishte mbërritur në Shqipëri si emigrant i paligjshëm. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Mislaev ka hyrë ilegalisht nga Greqia ku është kapur në Kakavijë.
Që nga ajo kohë, ai është mbajtur në Karre, qendrën e mbyllur të emigrantëve të paligjshëm dhe kanë nisur hetimet për të mësuar qëllimet e ardhjes së tij në Shqipëri, lidhjet që mund të ketë pasur me persona të caktuara dhe identifikimin e plotë të këtij grupi, pasi që në fillim ishte i dyshuar si terrorist.
Ajo që ka ngjallur dyshime se 34-vjeçari kanë qenë shenjat e shumta të thikave dhe plumbave që kishte në trup, të cilat u vërtetuan më pas nga gjurmët e gishtit.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.6%
-
Jo
47%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5711
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhunonte bashkëshorten dhe e çoi drejt vetëvrasjes, Gjykata e Durrësit dënon me 10 vjet burg Xhemal Lokën
6 Shkurt, 12:49
-
Vrasja e Durrësit/ Gruaja e Majlindit ekskluzivisht për pa ‘Pa Gjurmë’: Policia gënjeu, ishte në shtëpi ditën e ngjarjes! Branko s’më ka ngacmuar, kemi ikur nga frika e hakmarrjes
13 Dhjetor 2024, 16:23
-
U arrestua dy ditë më parë, Gjykata e Durrësit liron me arrest shtëpie ish-juristin e Kadastrës! Dosja e tretë për Mikel Zahon, akuzë për tjetërsim pronash
6 Dhjetor 2024, 15:30
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, 'arrest me burg' ish-kreut të Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona i afërm i Monika Kryemadhit
22 Nëntor 2024, 11:35
-
Akuzohen se abuzuan me fondet e rindërtimit, 3 nga 5 zyrtarët e bashkisë Rrogozhinë mbeten në 'arrest me burg', 2 lirohen
2 Tetor 2024, 09:31
-
Trafik kokaine nga Amerika Latine në Itali/ Dalin në gjykatën e Durrësit 2 të arrestuarit në Manzë! Autoritetet italiane kërkojnë ekstradimin
26 Shtator 2024, 10:59
-
Iu ndalua të lëviznin lirisht, avokatët bojkot 5 ditë gjyqeve, gjykata e Durrësit i fton në bisedime
3 Qershor 2024, 13:14
-
Dhunuan me grushte një person në spital, Gjykata e Durrësit cakton masën 'arrest në burg' për tre familjarët e të dashurës së 32-vjeçarit
30 Maj 2024, 11:15
-
Gjyqtarja e Durrësit Entela Shedulla pengon median, seanca për trafikantët e 7 pakove me kokainë zhvillohet me dyer të mbyllura
28 Maj 2024, 17:07
-
Adoleshentja sajoi akuzë për babanë, Gjykata lë në burg 48-vjeçarin! Avokati: Është i pafajshëm, vajza e denoncoi për hakmarrje
24 Maj 2024, 14:10
-
‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë vetëm pak ditë në qeli! Detajet si u lirua nga paraburgimi
23 Prill 2024, 15:26
-
Përplasi efektivin te vijat e bardha, Gjykata e Durrësit lë në burg Antonio Frrokun, ishte i dehur dhe me shpejtësi të lartë
4 Dhjetor 2023, 15:25