Report Tv siguron vendimin/ OFL arrin 'fitoren' e parë në Kushtetuese, Gjykata rrëzon kërkesën e Gentian Malindit: Legjislacioni siguron mbrojtje për palët

OFL arrin 'fitoren' e parë në Gjykatën Kushtetuese. Report Tv ka siguruar vendimin që ka ardhur pas ankimit të Gentian Malindi, i cili çoi OFL-në në GJK për automjetin e sekuestruar. Malindi është i kërkuar për trafik kokaine. Gentian Malindi e bëri kërkesën në Kushetetuese përmes babait të tij avokat. 

Kushtetuesja ka thënë në vendin se Legjislacioni siguron mbrojtje për palët në proces dhe se Gentian Malindi nuk provoi pasojat e ardhura nga OFL. Gjykatësit kushtetues kanë theksuar në vendimin e tyre sipas legjislacionit ankimuesit duhet të ezaurojnë gjykatat më të ulëta,

Gentian Malindi (aktualisht në arrati), për të cilin SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen e 137 kg kokainë e ardhur nga Pireu i Greqisë dhe e kapur në portin e Durrësit, duke e çuar në Gjykatë, ka depozituar padi për prokurorin Edvin Kondili dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu për “shperdorim detyre” .Në padinë e dorëzuar nga lir Malindi, babai dhe njëkohësisht avokati i të akuzuarit, thuhet se Malindi nuk e kishte të tijën drogën dhe se sipas tij ai akuzohet për të mbrojtur bosët e drogës.

Dosja është dërguar në Gjykatë dhe lidhur me këtë çështje janë marrë të pandehur 3 persona. Më konkretisht,  Gentian Malindi (aktualisht në arrati), si organizator i akuzuar për trafikim të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si edhe dy bashkëpunëtorët Altin Myslihaka dhe Adrian Bega.  Sipas SPAK, tre të pandehurit janë bashkautorë në trafikimin e një sasie lënde narkotike të llojit kokainë, të sekuestruar në 4 (katër) kontenierë, të cilët vinin nga Ekuadori në drejtim të Shqipërisë, duke kaluar tranzit në portin e Pireut, Greqi, ngjarje e ndodhur në muajt gusht – shtator 2019.

Aktualisht për këtë ngarkesë qëndrojnë në qeli dy persona, Ardian Bega, oficeri i sigurisë në Portin e Durrësit, si dhe punëtorin në anijen e Gentian Malindit, Altin Mislihaka. Ndërsa masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë është dhënë edhe për biznesmenin durrsak Gentian Malindi.

Më 19 gusht 2019 kontenierët mbërritën nga Ekuadori, tranzit në portin e Pireut në Greqi dhe në këtë moment nisi operacioni ku u zbuluan dhe u sekuestruan 500 kg kokainë nën koordinimin e DEA dhe autoriteteve greke të cilët më pas njoftuan edhe palën shqiptare.

OFL u ngrit në 1 Janar 2020 dhe përfundoi në 31 dhjetor. Aktualisht vijojnë shqyrtimet në proces në SPAK dhe GJKKO.

[Kliko ketu per te lexuar vendimin e plote]

 

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë