Tre të dënuar në Kavajë dhe Lushnje janë shënjestra e radhës e Operacionit Forca e Ligjit. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se personat janë Aranit Arapi, Shkëlzen Ahmetaj dhe Muhamet Demrozi, ky i fundit është arrestuar 6 vite më parë në portin e Durrësit, teksa tentoi të trafikonte drogë drejt Italisë.
Njoftimi i policisë
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
A. A., banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;
Sh. A., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;
M. D., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Komente












Ore OFL mos harroni Ervin apo Elvis Rroshin & Co, ketej nga Kavaja. Se i shkreti bashke ne Gent Dajen, Saimir Kurtin & Co, me leke borxh e kane ndertuar Lagunen Blu.
Përgjigjushkoni mor legena me kyt show mediatik se kurgja s bani jeni thjesht tu i vu gjob kriminelave ordiner me i marr ca lek po e deshe pronen mbrapsht
PërgjigjuFix xxx ashtu them e she un vetem show mediatik merren me ca te mbaruar qe kryesoret per piacere. Nje show mediatik I rradhes cdo gje ketu. Asgje konkrete.
Bajn , sbajn C19 80% ka kap nga soji yt ...