OFL sot është ndalur në Berat, ku u ka çuar formularin e deklarimit të pasurisë 4 të dënuarve për trafikim droge dhe shfrytëzim prostitucioni.
Të dënuarit janë Blerim Vrapi, Agron Bardhoshi, Rexhep Spata, Lorenc Hoxha (Kanani).
Blerim Vrapi banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Agron Bardhoshi banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit”;
Rexhep Spata banues në Berat, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Lorenc Hoxha (Kanani) banues në Berat, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Këta persona, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.