OFL ndalet në Dibër, u 'troket' 3 të dënuarve për vrasje me paramendim (EMRAT)

OFL ndalet në Dibër, u 'troket' 3 të dënuarve për vrasje me paramendim (EMRAT)

Ilustruese

OFL këtë të enjte është ndalur në Dibër, aty ku u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 3 të dënuarve për vrasje me paramendim.

Në listën e sotme është Bektash Uka, Kreshnik Bushi, Huzri Torba, të cilët kanë 48 orë që t'u përgjigjen të gjitha pyetjeve në lidhje me pasurinë e tyre, për të bërë më pas verifikimet nëse i kanë vënë në rrugë kriminale ose jo.

Më konkretisht Bektash Uka banues në Dibër, është i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë;

Kreshnik Bushi, banues në Dibër, është i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë;

Huzri Torba, banues në Dibër, është i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Njoftimi i OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

B. U., banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë;

K. B., banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë;

H. T., banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja