TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka zbritur ditën e sotme në qytetin e Kukësit, ku u kërkon të justifikojnë pasurinë dy të dënuarve. Report Tv raporton se bëhet fjalë për Zejnel Meçen dhe Bujar Ajeti.
Mësohet se Zejnel Meçe është i dënuar me 10 vjet burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”. Ai një nga 19 personat e arrestuar në operacionit anti- drogë në Kukës të zhvilluar më 20 maj të këtij viti.
Ndërkohë, Bujar Ajeti është dënuar për "Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i Policisë
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Z. M., banues në Kukës, i dënuar me 10 vjet burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”;
B. A., banues në Kukës, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim; Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Bravo ska me krime vrasje drog te korruotuar slat me papon dhe hajdut pulash pa cuar letren hipokrizi falsitet mjer ne populli i thjesht
PërgjigjuPo me ca meren keta me kete ritem cdo i burgosur shqiper qe ka qen burgjeve duhet te jet te pakten 50 mij tu kerkosh te gjith mve formularet duhen na 100 vjet bejn show kot fillojwni nga ata plera qe mbajn qytete peng Jo nga te mbaruarit dosje i kan dihet kush jan po skan me nder te ndenjura se jan te gjith te perluer njeri me tjetrin me keto falsitete na hapet barkun na i bet jeten te neveritshme dhe su vjen keq dhe oer femijet tuaj qe po rriten me kete vend qelbesirash
Përgjigjushume mire OFL qe u kerkon justifikim pasurie te denuarve..... Por kur do u dergoje formularin POLITIKANVE.... apo nuk ka POTILIKAN te denuar....??
Përgjigju