OFL zbarkon në Elbasan, u kërkon vetëdeklarimin e pasurisë 3 të dënuarve për drogë, vjedhje dhe shfrytëzim prostitucioni

OFL zbarkon në Elbasan, u kërkon vetëdeklarimin e pasurisë 3 të dënuarve për drogë, vjedhje dhe shfrytëzim prostitucioni

Foto ilustruese

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të burimeve të pasurisë tre të dënuarve në Elbasan.

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e pasurisë, të dënuarve:

Bashkim Bubeqi, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

Durim Koçi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Emanuele Budini, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vjedhja”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beki: 29/09/2020 12:59

    Akoma me pralla me OFL ju?Pse nuk i publikoni rezultatet e ofl?Apo se ska? Pralla me polica te korruptuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen