/ATSH-AFP/ - Më shumë se 150 000 imigrantë kanë mbërritur në Evropë nëpërmjet Mesdheut që prej fillimit të vitit, theksoi sot Organizata Botërore e Imigracionit, HCR duke nënvizuar se ishujt grekë janë prekur tashmë nga zbarkimi çdo ditë i një mijë refugjatëve.
Më shumë se 1 900 persona kanë humbur jetën gjatë këtyre kalimeve të rrezikshme të Mesdheut këtë vit, sipas OIM-së që kërkon një përgjigje kolektive dhe të qendrueshme nga Evropa.
Rreth 77 000 persona kanë mbërritur në Greqi që prej muajit janar kundër 34 442 për të gjithë vitin 2014. Rreth 75 000 janë pritur në Itali.
"Mesatarisht, një mijë persona zbarkojnë çdo ditë në ishujt grekë, pjesa më e madhe larguar nga lufta në Siri", theksoi për gazetarët William Spindler, zëdhënës i Komisariatit të Lartë për Refugjatët në OKB (HCR).
"Numri i të mbërriturve është aq i madha, sa pavarësisht përpjekjeve, autoritetet dhe komunitetet lokale nuk mund t'i bëjnë ballë", theksoi zëdhënësi duke shtuar se Greqia ka një nevojë urgjente për ndihma dhe ne presim që Evropa të ndërhyjë.









