/ATSH-AFP/ - Koreja e Veriut ka rritur mbështetjen materiale për organizatat terroriste që prej heqjes së saj nga lista amerikane e shteteve që mbështesin terrorizmin në vitin 2008 dhe duhet të rivendoset sërisht në këtë listë, theksoi një OJQ amerikane në një raport.
"Që prej vitit 2008, Koreja e Veriut ka rritur përdorimin e saj të terrorizmit si instrument politik dhe ka rritur mbështetjen materiale për organizatat e konsideruara si terroriste", theksoi Greg Scarlatoiu, drejtor i Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Korenë e Veriut (HRNK), në një komunikatë që shoqëron raportin e titulluar "Arsenali i terrorit".
Regjimi i Phenianit, drejtuar në atë kohë nga Kim Jong-il, u hoq nga lista amerikane e shteteve që mbështesin terrorizmin në vitin 2008 nën presidencën e George W. Bush, me shpresën për të nisur një dialog.
Las, Joshua Stanton, autor i raportit të HRNK-së, thekson se mbështetja e Koresë së Veriut për terrorizmin përbën sot një kërcënim për të Drejtat e Njeriut në disa rajone në botë duke përfshirë dhe SHBA-në.
Në momentin aktual, lista e zezë amerikane numëron katër vende, Sudanin, Sirinë, Iranin dhe Kubën. Por në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Havanës dhe Uashingtonit, presidenti amerikan, Barack Obama u shpreh disa ditë më parë për tërheqjen e ishullit nga lista.
/Shqiptarja.com