OJQ-ja turke ndihmoi mbi 1 milion njerëz në Siri në vitin 2021

OJQ-ja turke ndihmoi mbi 1 milion njerëz në Siri në vitin 2021

Organizata joqeveritare turke (OJQ) Fondacioni i Ndihmës Humanitare (IHH) shpërndau ndihmë humanitare për 1.15 milion njerëz në Siri në vitin 2021, tha një zyrtar i lartë të mërkurën. Cüneyt Kılıç, nënkryetari i IHH, i cili është gjithashtu përgjegjës për fushatën e bamirësisë në Siri, tha në një deklaratë me shkrim se përpjekjet e tyre në vendin e shkatërruar nga lufta vazhdojnë të pandërprera.

IHH dërgoi mbi 2,500 kamionë me ndihma humanitare, me peshë 65,000 tonë, në Siri në vitin 2021, shtoi ai. Kutitë e ndihmës përfshinin kryesisht ushqime, batanije, karburant, rroba, tenda dhe materiale të kujdesit personal.

“Këto materiale ua kemi shpërndarë familjeve të viktimave të luftës të cilët po përpiqen të mbijetojnë në qytetet me tenda dhe vendbanime të ndryshme”, tha ai.

Numri i përgjithshëm i kamionëve me ndihma të dërguara në Siri që nga viti 2011 tejkaloi 24,000, shtoi Kılıç. Siria është shkatërruar nga një luftë civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Asadit goditi protestuesit pro-demokracisë. Qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë janë zhvendosur, sipas vlerësimeve të OKB-së.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)