Kombet e Bashkuara dhe partnerët e tyre do të nisin një plan ndihme humanitare prej 1.2 miliardë dollarësh për të ndihmuar 2.7 milionë njerëz në Gaza si dhe gjysmë milioni palestinezë në Bregun Perëndimor, përfshirë Jeruzalemin Lindor.
Këtë e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, raporton La Repubblica.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Hamasi lëshon 16 raketa nga Libani! OKB nis një plan të ri ndihme humanitare prej 1.2 miliardë dollarësh për palestinezët
