OKB: 570 mijë njerëz në Gaza po vdesin nga uria

OKB: 570 mijë njerëz në Gaza po vdesin nga uria

1703192660_gazaaaa.JPG

Gaza

Një raport i publikuar sot nga Kombet e Bashkuara zbulon se më shumë se gjysmë milioni njerëz në Gaza po "vdesin nga uria" për shkak të ushqimit të pamjaftueshëm që hyn në territor, që nga lufta që shpërtheu më shumë se 2 muaj më parë.

"Është një situatë ku pak a shumë të gjithë në Gaza janë të uritur," tha kryeekonomisti i Programit Botëror të Ushqimit Arif Husain, duke paralajmëruar se nëse lufta midis Izraelit dhe Hamasit vazhdon në të njëjtat nivele dhe dërgesat e ushqimit nuk rikthehen, popullsia mund të përballet me "një mungesë ushqimi të plotë brenda gjashtë muajve të ardhshëm”.

Raporti i publikuar nga 23 agjenci të OKB-së dhe organizata joqeveritare zbuloi se e gjithë popullsia e Gazës është në krizë ushqimore, ku 576,600 njerëz janë në limite, transmeton La Reppublica.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Hamasi: Nuk ka marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve nëse lufta nuk përfundon! OKB: Rreth 570 mijë njerëz në Gaza po vdesin nga uria


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Pr/ligjet e miratuara në Kuvend/ Rimbursohen profesionistët e lirë që paguan këstet e tatim-fitimit! Ngrihet shërbimi rezervist

Pr/ligjet e miratuara në Kuvend/ Rimbursohen profesionistët e lirë që paguan këstet e tatim-fitimit! Ngrihet shërbimi rezervist