OKB: Çmimet e ushqimeve rriten për herë të parë pas një viti

OKB: Çmimet e ushqimeve rriten për herë të parë pas një viti

Foto ilustruese

Agjencia për ushqim e Kombeve të Bashkuara tha se sipas të dhënave në prill, çmimet e ushqimeve u rritën për herë të parë brenda një viti. Por, megjithatë çmimet janë 20 për qind më të ulëta krahasuar me muajin mars të vitit 2022, kur u shënua rekord i rritjes së çmimeve pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Indeksi i çmimeve të Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë (FAO), muajin e kaluar ishte mesatarisht 127.2 pikë krahasuar me 126.5 pikë në mars.

Kjo agjenci tha se rritja e çmimeve në prill është për shkak të rritjes së çmimeve të sheqerit, mishit dhe orizit, që kompensuan rënien e çmimeve të drithërave, bulmetit dhe vajit ushqimor.

“Teksa ekonomitë rimëkëmben nga ngadalësimi i rritjes ekonomike, kërkesat do të rriten, duke rritur presionin edhe ndaj çmimeve të ushqimeve”, the ekonomisti në FAO, Maximo Teroro.

Rritja e çmimit të sheqerit, që në mars arriti në 17.6 për qind, ishte rritja më e madhe e regjistruar që nga vitit 2011. FAO tha se rritja e çmimit të këtij produkti lidhet me furnizimet e pakta për shkak të rënies së prodhimit në Indi dhe Kinë.

Ndërkaq, sipas indeksit, çmimet për mish u rritën për 1.3 për qind nga muaji në muaj, ndërkaq çmimi i vajit ushqimor ra për 1.7 për qind. Por, rritje të madhe kanë shënuar çmimet e orizit.

“Rritja e çmimeve të orizit është mjaft shqetësuese dhe është thelbësore që nisma e Detit të Zi të ripërtërihet, për të shmangur edhe një rritje tjetër të çmimeve të grurit dhe elbit”, tha Torero.

Ai iu referua marrëveshjes që lejon eksportin e drithërave ukrainase përmes porteve të Detit të Zi, që Rusia bllokoi pas pushtimit të Ukrainës.

Rusia dhe Ukraina janë dy prej prodhueseve më të mëdha në botë të drithërave.

Ndërkaq, në një raport të ndarë për furnizimet me drithëra, FAO tha se parashikon që prodhimi botëror i grurit më 2023 të jetë 785 milionë tonë, apo pak më pak sesa më 2022.REL

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike