OKB dhe BE bëjnë thirrje për rinisjen e bisedimeve të paqes për Sirinë
OKB dhe BE kanë bërë thirrje që të rinisin bisedimet politike, me qëllim që t’i jepet fund konfliktit 7-vjeçar sirian, duke thënë se fitimet e fundit territoriale nga Damasku zyrtar dhe aleatët e saj, nuk e kanë sjell më afër paqen.
Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë bërë thirrje që të rinisin bisedimet politike, me qëllim që t’i jepet fund konfliktit 7-vjeçar sirian, duke thënë se fitimet e fundit territoriale nga Damasku zyrtar dhe aleatët e saj, nuk e kanë sjell më afër paqen.
I dërguar i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura dhe shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini janë takuar sot, me qëllim që të shtojnë përpjekjet për rinisjen e bisedimeve të paqes në Gjenevë, që mbështeten nga OKB-ja.
Në tetë raundet paraprake të bisedimeve është bërë pak progres. Rusia dhe Irani, aleatët kryesorë të presidentit sirian, Bashar al-Assad, vitin e kaluar, së bashku me Turqinë kanë nisur një proces të ndarë negociator, në kryeqytetin kazak, Astana.
“Fitimet ushtarake, fitimet e territoreve dhe përshkallëzimi ushtarak nuk sjellin zgjidhje politike, përkundrazi, nuk kanë sjellë asnjë ndryshim”, ka thënë de Mistura në një konferencë për media, raprton REL.
“Është një punë që tre shtetet që sponsorizojnë bisedimet në Astana duhet të bëjnë, e që është të ndihmojnë që situata të mos përshkallëzohet. Por, së fundmi ka ndodhur e kundërta, ka ndodhur përshkallëzimi”, ka thënë ai.
Mogherini, ndërkaq ka thënë se procesi në Astana “solli shpresë mbi mundësinë që situata të qetësohej, në kuptimin e aktiviteteve ushtarake”, por, sipas saj, një shpresë e tillë tashmë duket se nuk ekziston më.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Shkurt, 22:33
Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?
-
Të drejtë
41.4%
-
Të gabuar
54.5%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 8251
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump firmos urdhrin, SHBA tërhiqet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut
5 Shkurt, 08:05
-
Trump: Kam dhënë urdhër që nëse Irani më vret, të rrafshohet
4 Shkurt, 21:41
-
Lufta/ Izraeli bombardon me avionë bazat e Hezbollah në Liban, IDF: Por armëpushimi mbetet! Kreu i OKB: Të evakuohen 2500 fëmijë nga Gaza, janë në rrezik vdekjeje
31 Janar, 07:44
-
OKB ka pak alternativa për fonde pasi SHBA tërheq mbështetjen
23 Janar, 16:24
-
Lufta dhe pasojat/ OBSH: Do të nevojiten 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës, i shkatërruar tërësisht
19 Janar, 17:29
-
Frrok Çupi: Kush po arratiset, disa të rinj apo vetë presidenti?
18 Janar, 16:49
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
Lufta në Gaza, 11 të vrarë dhe 15 të plagosur nga bombardimet e Izraelit në strehimoren e Al-Mawasi! Mes viktimave gra dhe fëmijë
2 Janar, 09:50
-
Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare
25 Dhjetor 2024, 14:16
-
Autoritetet e reja të Sirisë të hapura për hetimin e krimeve të Assadit
24 Dhjetor 2024, 08:26
-
Jemeni sulmon Izraelin me raketë, 16 të plagosur në Tel Aviv!
21 Dhjetor 2024, 22:50
-
Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut
18 Dhjetor 2024, 09:34