OKB: Gaza është bërë e pabanueshme, 50% e strukturave të ndërtesave janë shkatërruar

OKB: Gaza është bërë e pabanueshme, 50% e strukturave të ndërtesave janë shkatërruar

Foto nga Gaza

1704525680_gaza.webp

Foto nga Gaza

Më shumë se gjysma e ndërtesave në Rripin e Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht dhe enklava e vogël palestineze tani është e pabanueshme pas gati katër muajsh të luftës së Izraelit kundër Hamasit, tha OKB. Do të duhen dhjetëra miliarda dollarë për ta bërë enklavën sërish të banueshme.

Në një raport nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin, studiuesit e Agjencisë vlerësuan shkallën e shkatërrimit bazuar kryesisht në fotot satelitore me rezolucion të lartë, duke krahasuar imazhet e para 7 tetorit me ato pas pasi Izraeli filloi të godiste pa pushim Rripin e Gazës.

Mbledhja e të dhënave për raportin u ndal në fund të nëntorit, rreth dy muaj pas shpërthimit të konfliktit. Deri atëherë, 37,379 ndërtesa, ose 18% e totalit në Rripin e Gazës, ishin dëmtuar ose shkatërruar nga operacioni ushtarak. Që atëherë, fotografitë satelitore tregojnë se shkatërrimi është dyfishuar.

“Të dhënat e reja tregojnë se 50% e strukturave të ndërtesave në Rripin e Gazës janë (dëmtuar ose) shkatërruar (plotësisht). Rripi i Gazës aktualisht është i pabanueshëm”, tha Rami Alaze, një ekonomist i CNUCED i specializuar në ndihmën për palestinezët.


Lajmi kryesor:

Lufta/ UNRWA: Pa fonde, mund të mbyllim dyert deri në fund të muajit! Politike: Biden drejt sanksioneve kundër izraelitëve që sulmuan palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gudia kulturore/ Polifonia shqiptare takohet me ritmet elektronike tek 'Art Turbina', 'Zëri i dhunës virtuale' tek Galeria e Arteve

Gudia kulturore/ Polifonia shqiptare takohet me ritmet elektronike tek 'Art Turbina', 'Zëri i dhunës virtuale' tek Galeria e Arteve