OKB, Greta Thunberg kundër të gjithëve: Bota po zgjohet dhe ndryshimi po vjen (VIDEO)

Në New York, në Pallatin e Qelqtë të OKB, ku liderët botërorë diskutuan dje për krizën klimatike, ishte e ftuar edhe Greta Thunberg.

16 vjeçarja suedeze ishte fytyra e vërtetë e Samitit të Kombeve të Bashkuara.

Greta Thunberg ka qortuar liderët botërorë duke thënë se njerëzit vuajnë dhe vdesin nga ngrohja globale dhe se të gjithë udhëheqësit kanë vetëm fjalë boshe. Ajo përsëriti atë që po thuhet për çdo vit.

"Ne jemi në fillimet e zhdukjes massive, njerëzit vuajnë dhe vdesin, ekosisteme të tëra po shemben kurse ju flisni për para, përralla dhe rritje ekonomike”.

Thunberg tha se ‘shkenca ka qenë e qartë për 30 vjet por ju ende nuk po bëni sa duhet’.

“Kjo është e gabuar. Unë nuk duhet të jem këtu. Unë duhet të isha në shkollë përtej oqeanit. Ju vodhët ëndrrat e mia dhe fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe"

"Ne jemi të zhgënjyer, por të rinjtë kanë filluar ta kuptojnë tradhtinë tuaj, sytë e të gjithë brezave janë mbi ju, dhe nëse vendosni të dështoni, nuk do t'ju falim kurrë". "Bota po zgjohet dhe ndryshimi po vjen, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo".

Por duket se liderët janë më të rëndësishëm se fëmijët aktivistë të mbrojtjes së klimës.

Ndërsa Greta Thunberg bëhej gati për të hyrë në sallën ku mbahej Samiti për Klimën, ajo u tërhoq pas kuintave.

Qiramarrësi i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, i cili nuk pritej të merrte pjesë në punimet e OKB, hyri në paradhomë i shoqëruar nga Zv/Presidenti Mike Pence dhe Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Kelly Craft.

SHBA nuk e kanë nënshkruar Marrëveshjen e Parisit për Klimën në vitin 2017 dhe as atë të Samitit të G20-ës.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja