New York/ Samit i jashtëzakonshëm për klimën me rezultate thuajse banalë! Mesazhi i Papa Franceskut (VIDEO)

Të mbledhur në Nju Jork në Samitin e Kombeve të Bashkuara për të diskutuar për temën e klimës, përfaqësuesit e qeverive botërore kanë rënë dakord të azhornojnë planet e tyre ambicioz dhe objektivat në fusha të ndryshme, që nënkupton një përpjekje të përbashkët për të kufizuar ngrohjen globale me dy gradë. 

Dje, gjashtëdhjetë e gjashtë vende kanë shprehur gadishmërinë e tyre për të patur një ekonomi me emetime zero të dioksidit të karbonit, deri në vitin 2050. 

"Gjashtëdhjetë e gjashtë qeveri, 10 rajone, 102 qytete, 93 kompani dhe 12 investitorë janë angazhuar të arrijnë zero emetime neto të CO2 deri në vitin 2050", tha në një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i 0KB, Antonio Guterres. 
"Urgjenca e klimës është një garë që po humbasim, por ne mund ta fitojmë atë," vazhdoi Guterres.

New York, 68 vende u zotuan të rishikojnë zyrtarisht planet e tyre klimatike deri në vitin 2020, kohë kur 195 nënshkruesit e Marrëveshjes së Parisit duhet të paraqesin angazhime të reja. Për më tepër, 30 vende tani janë duke u bashkuar me një aleancë që premton të ndalojë ndërtimin e termocentraleve të qymyrit deri në vitin 2020.

Të shqetësuar për krizën, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron i janë drejtuar publikut në Samitin e Klimës së Kombeve të Bashkuara.

Merkel ka marrë përsipër të heq qymyrgurin nga përdorimi për përftimin e energjisë, deri në vitin 2038, kurse Presidenti francez Macron u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të veprojnë "me forcë", duke thënë se " të gjithë duhet të arrijnë zero emetime neto të CO2 deri në vitin 2050”

Me një mesazh video i është drejtuar Samitit të Klimës edhe Papa Françesku. Në fjalën e tij ai tha se angazhimet e marra 4 vite më parë janë ende larg realizimit

“Është e nevojshme të pyesim veten nëse ekziston një vullnet i vërtetë politik për të alokuar më shumë burime njerëzore, financiare dhe teknologjike për të zbutur efektet negative të ndryshimit të klimës dhe për të ndihmuar popullsitë më të varfra dhe më të rrezikuara” - Papa Françesku, “Edhe nëse situata nuk është e mirë dhe planeti vuan, dritarja për një mundësi është akoma e hapur. Përsëri. Ne jemi akoma në kohë ".

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë