Kemi dijeni për faktin se rreth 700 fëmijë janë vrarë apo janë gjymtuar deri tani në Irak, që nga fillimi i vitit, nga Shteti Islamik (ISIS), madje ka patur raste kur ata janë vrarë në masë, deklaroi Leila Zerrougui, përfaqësuese speciale e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët në Konfliktet e Armatosura, në Këshillin e Sigurimit të kësaj organizate.
"Jam thellësisht e shqetësuar për sulmet e kaluara të xhihadistëve të ISIS-it ndaj minoriteteve, përfshirë gratë dhe fëmijët, në zonat nën kontrollin e tyre në Siri dhe Irak", shtoi ajo. "Jam thellësisht e tronditur nga zhvlerësimi i jetës njerëzore nga ana e Shtetit Islamik", theksoi Zerrougui.
"ISIS-i ka rekrutuar fëmijë 13-vjeçarë për ushtarë, ndërkohë që të tjerë si ata janë përdorur për sulme kamikaze", tha përfaqësuesja speciale e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët në Konfliktet e Armatosura, Leila Zerrougui./ ATSH/
/Shqiptarja.com