Më shumë se 191 mijë njerëz janë vrarë gjatë 3 viteve në konfliktin sirian. Ky është raporti më i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, bazuar në të dhënat e grupeve të monitorimit në terren. Shefja e të Drejtave të Njeriut, Navi Pillay tha se shifra e personave të vdekur ishte ndoshta një ‘nënvlerësim’ duke kritikuar hapur atë që ajo e cilësoi ‘paralizë ndërkombëtare’ në lidhje me zgjidhjen e kësaj çështje.
 
Vlen të theksohet se numri i të vdekurve të raportuar është 2-fish nga ajo çka vlerësuar vetë OKB një vit më parë. Numri më i madh raportohet të jetë në Damask dhe Alepi.
 
Grupet opozitare në Siri kanë luftuar me presidentin Bashar Al Assad për më shumë se 3 vjet, por kanë humbur terren në muajt e fundit. Si qeveria siriane, dhe grupet rebele kanë qenë të akuzuar për krime lufte nga OKB.