OKB: Kosova nuk mund të shpallë 'non grata' pjesëtarë të UNMIK-ut

OKB: Kosova nuk mund të shpallë 'non grata' pjesëtarë të UNMIK-ut

Grafite në Prishtinë kundër misionit të UNMIK-ut.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, nuk është informuar zyrtarisht nga autoritetet e Kosovës për shpalljen “persona non grata” të një pjesëtari rus të këtij misioni.

Kështu tha Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Ministria e Jashtme e Kosovës njoftoi më 31 dhjetor se kishte shpallur “persona non grata” (person të padëshirueshëm) një zyrtar rus të UNMIK-ut, për shkak të siç thuhej “veprimtarisë së tij të dëmshme, e cila ka cenuar sigurinë kombëtare të Kosovës”.

Por, Dujarric tha se sipas ligjeve me të cilat funksionon UNMIK-u, doktrina “persona non grata” nuk mund të aplikohet ndaj personelit të këtij misioni.

“Jemi në dijeni që autoritetet në Kosovë kanë shpallur ‘persona non grata’ një pjesëtar të stafit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK. Nuk kemi pranuar asnjë komunikim zyrtar në mision nga autoritetet e Kosovës sa i përket këtij njoftimi. Doktrina e ‘persona non grata’ nuk është e zbatueshme për personelin e Kombeve të Bashkuara nuk parashihet në rregulloren e UNMIK-ut 2000/47 (mbi statusin, privilegjet dhe imunitetet e KFOR-it dhe UNMIK-ut dhe personelit të tyre në Kosovë)”, thuhet në deklaratën e Dujarric.

OKB-ja tha se çdo shqetësim për ndonjë pjesëtar të personelit të UNMIK-ut duhet të adresohet te udhëheqja e misionit, në mënyrë që UNMIK-u të mund ta adresojë çështjen “bazuar në status, privilegje dhe imunitete të UNMIK-ut dhe personelit të tij”.

MPJD-ja nuk ka dhënë detaje lidhur me zyrtarin e shpallur non grata.

Kosova edhe në fund të tetorit të vitit të kaluar kishte urdhëruar dëbimin e dy diplomatëve rusë, teksa ka akuzuar Moskën për aktivitete “destabilizuese”. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte thënë se diplomatët janë urdhëruar që të largohen nga vendi./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/01/2022 00:16

    /MALA/, UNMIK nuk eshte shtet,eshte organizem,aq me teper eshte i OKB,prandaj rekomandohet qe cdo ankese te kaloje nepermjet zinxhirit te komandes.Jane ata pastaj,bazuar ne te dhenat qe do te jape Kosova, qe do te vendosin per fatin e te akuzuarve.

    Përgjigju
  • Mala: 02/01/2022 14:20

    Pse Kosova nuk mund t'i shapll NON GRATA personat qe veprojne ne kundershtim me ligjet,shtetin dhe popullin e Kosoves! Kush duhet t'i shpall ata NON GRATA,nese ata dihet dhe zihen qe punojne kunder shtetit dhe popllit te Kosoves?!!!Pse vetem ne Kosove po mundtka te veprohet keshtu "taralushe"?!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale