Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kritikuar Francën për ndalimin e mbajtjes së shamisë për gratë edhe vajzat e fesë myslimane nëpër shkolla.
OKB-ja thotë se Franca ka shkelur një traktat ndërkombëtar të të drejtave të njeriut kur i ndaloi një gruaje që të mbante shaminë gjatë kohës kur ajo vijonte mësimet në një shkollë.
Komiteti për të Drejtat e Njeriut i OKB-së tha se me këtë rast Franca ka shkelur Paktin ndërkombëtar për të drejta civile dhe politike.
Vendimi vjen pas një ankese të bërë në vitin 2016 nga një shtetase franceze me datëlindje të vitit 1977. Avokati i saj thotë se ajo nuk dëshiron që t’i publikohet emri.
Gruaja ishte gati për të ndjekur një kurs profesional më 2010, pasi kishte kaluar intervistën dhe testin pranues.
Por, drejtori i shkollës së mesme Langevin Wallon, vend në periferi të Parisit, kishte refuzuar që ta linte të hynte në shkollë për shkak të një ndalese që kishte të bënte me veshjen e simboleve fetare në institucionet publike të arsimit.
Komiteti i OKB-së tha se “ndalimi që iu bë asaj që të marrë pjesë në kurs për shkak të shamisë përbën një kufizim të lirisë së saj fetare dhe është në kundërshtim me traktatin”.
Ky vendim i komitetit ishte miratuar në mars, por vetëm më 3 gusht iu dorëzua avokatit të gruas që ka bërë ankesën.
“Ky është një vendim i rëndësishëm që tregon se Franca ka punë për të bërë në kuptimin e të drejtave të njeriut dhe në rastin konkret në respektimin e minoriteteve fetare, veçanërisht të komunitetit mysliman”, tha për AFP-në, Sefen Guez, avokati i gruas që iu ndalua ndjekja e kursit për shkak të shamisë.
D.GJ/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
17.2%
-
Pak
9.8%
-
Aspak
73%
Vota total: 122
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta dhe pasojat/ OBSH: Do të nevojiten 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës, i shkatërruar tërësisht
19 Janar, 17:29
-
Frrok Çupi: Kush po arratiset, disa të rinj apo vetë presidenti?
18 Janar, 16:49
-
Francë/ Përplasen dy tramvaje në Strasburg, 59 të plagosur (VIDEO)
11 Janar, 16:44
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
Didier Deschamps largohet nga kombëtarja franceze e futbollit pas Botërorit 2026, në Francë gjejnë pasuesin
8 Janar, 08:33
-
Siri/ Me jelek anti-plumb, vizita e parë e zyrtarëve evropianë pas rënies së Assad, udhëheqësi sirian shtrëngon dorën me ministrin francez, por ministres gjermane i tund vetëm kokën (VIDEO)
3 Janar, 16:11
-
Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare
25 Dhjetor 2024, 14:16
-
Autoritetet e reja të Sirisë të hapura për hetimin e krimeve të Assadit
24 Dhjetor 2024, 08:26
-
Jemeni sulmon Izraelin me raketë, 16 të plagosur në Tel Aviv!
21 Dhjetor 2024, 22:50
-
Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut
18 Dhjetor 2024, 09:34
-
Lufta në Gaza e Siri, Trump telefonatë me Netanyahun: Marrëveshje për pengjet dhe armëpushim, ndryshe...! Al-Jolani takon të dërguarin e OKB
16 Dhjetor 2024, 08:33
-
I dërguari i OKB-së në Siri thirrje për heqjen e sanksioneve nga BE dhe SHBA
15 Dhjetor 2024, 16:22
Po CA lidhje Ka mer.cdo shtet Ka ligjet e beta dhe Ben si do.sic ja bejn me Katar OSE Arabi saudite SA hyn femra vendos shami.boll me me keto viktimizimet se na cat trapin
Përgjigju