OKB kritikon Francën për diskriminim racor dhe dhunë policore ndaj protestuesve
Dhuna policore ndaj protestuesve francezë
Franca është kritikuar nga vendet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për dhunë policore dhe diskriminim racor. Disa vende të OKB-së shprehën shqetësim për dhunën e policisë kundër protestuesve në Francë gjatë demonstratave të ditës së sotme.
Gjatë Rishikimit Periodik Universal ndaj të cilit të gjitha vendet e OKB-së duhet të merren në analizë çdo 4 vite, rezultoi që problem në Francë janë profilizimet racore dhe intoleranca fetare.
“Franca duhet të marrë masa për të adresuar në mënyrë transparente akuzat në lidhje me përdorimin e tepruar të forcës nga policia dhe xhandarmëria kundër protestuesve gjatë demonstratave," tha përfaqësuesi i Suedisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë.
Vende të tjera ngritën shqetësime të ngjashme, duke përfshirë Danimarkën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë, por edhe Rusinë, Venezuelën dhe Iranin, tre vende që vetë përballen rregullisht me akuza për dhunë policore dhe shkelje të tjera serioze dhe të përhapura të të drejtave të njeriut.
"Ne jemi të shqetësuar për masat e ashpra dhe ndonjëherë të dhunshme që synojnë shpërndarjen e qytetarëve paqësorë," i tha këshillit përfaqësuesja e Rusisë, Kristina Sukacheva.
Kritikat erdhën ndërsa Franca u përgatit që deri në 1.5 milionë protestues të mbushnin rrugët e saj për të shënuar 1 majin Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, edhe pse Presidenti Emmanuel Macron përpiqet të qetësojë situatën pas ligjit përçarës të reformës së pensioneve që ka ndezur zemërim të gjerë dhe trazira sociale.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
21.5%
-
As i mirë as i keq
33.5%
Vota total: 1231
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Autoritetet e reja të Sirisë të hapura për hetimin e krimeve të Assadit
24 Dhjetor, 08:26
-
Jemeni sulmon Izraelin me raketë, 16 të plagosur në Tel Aviv!
21 Dhjetor, 22:50
-
Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut
18 Dhjetor, 09:34
-
Lufta në Gaza e Siri, Trump telefonatë me Netanyahun: Marrëveshje për pengjet dhe armëpushim, ndryshe...! Al-Jolani takon të dërguarin e OKB
16 Dhjetor, 08:33
-
I dërguari i OKB-së në Siri thirrje për heqjen e sanksioneve nga BE dhe SHBA
15 Dhjetor, 16:22
-
Presidenti Macron emëron Francois Bayrou si kryeministrin e ri të Francës pas rënies së qeverisë Barnier
13 Dhjetor, 13:10
-
OKB e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Mianmar
13 Dhjetor, 07:29
-
Rusia i afrohet qytetit kyç të Ukrainës, teksa Zelensky e viziton vijën e frontit
12 Dhjetor, 22:07
-
OKB miraton rezolutë për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pranohet nga shumica! Izraeli dhe SHBA kundër
12 Dhjetor, 13:54
-
Moska: Bashar al-Assad strehohet në Rusi! Irani: Terroristët do të sulmojnë Irakun
11 Dhjetor, 07:40
-
Letra e Thaçit për FSK-në në veri, "ende e vlefshme"
3 Dhjetor, 11:31
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Trump: Pengjet në Gaza të lirohen deri më 20 janar, përndryshe përgjegjësit do ta paguajnë shtrenjtë
2 Dhjetor, 15:01