
Një marrëveshje për mbrojtjen e centralit bërthamor më të madh në Evropë mund të arrihet së shpejti, ka thënë mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së.
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha se marrëveshja është "pothuajse e arritur", raportojnë mediat e huaja.
"Më besoni, tani ne kemi një propozim në tryezë, i cili thjesht synon të ndalojë marrëzinë e bombardimit të termocentralit më të madh bërthamor në Evropë", tha ai.
Termocentrali bërthamor është aktualisht nën kontrollin rus dhe ka rënë nën granatimet e përsëritura, për të cilat Moska dhe Kievi kanë shkëmbyer fajin.
Ditën e djeshme, instituti i lidhur me Ushtrinë Britanike RUSI tha se dokumentet ruse të kapura zbuluan se Moska kishte planifikuar të pushtonte centralet bërthamore të Ukrainës me qëllimin e pjesshëm për të shantazhuar Perëndimin.
IAEA ka kërkuar që të krijohet një zonë sigurie rreth uzinës për të mbrojtur kundër një aksidenti të mundshëm bërthamor.
Më herët sot, agjencia ruse e lajmeve RIA tha se Moska kishte përshkruar pozicionin e saj për krijimin e një zone të tillë dhe ishte në pritje të një përgjigjeje.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ BE marrëveshje për çmimin tavan të naftës ruse: Jo më shumë se 60 dollarë! Kremlini: Gati të flasim edhe me SHBA-të
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?
-
Po
24.6%
-
Jo
67.6%
-
Nuk kam mendim
7.8%
Vota total: 4419
Lajme të tjera
-
Partia e Zelensky-t konfirmon emrin e ri të ministrit të Mbrojtjes pas skandalit të manipulimit të tenderave
5 Shkurt, 22:33
-
Ish-kryeministri izraelit: Putini premtoi se nuk do ta vriste Zelensky-in
5 Shkurt, 22:13
-
Bashkimi Evropian merr vendimin për të hequr dorë nga nafta ruse
5 Shkurt, 21:56
-
Erdogan kërcënon vendet perëndimore që mbyllën konsullatat në Stamboll: Do e paguani shtrenjtë nëse vazhdoni kështu
5 Shkurt, 21:20
-
Qëllohet me plumb në kokë anëtari i grupit Wanger që ideoi simbolin 'Z'
5 Shkurt, 20:58
-
SPECIALE/ Gjekë Marinaj, sfidat e një arratie, një diell i poezisë shqipe në Amerikë
5 Shkurt, 20:14
-
Zelensky po përgatit shkarkimin e tij, ministri ukrainas i Mbrojtjes premton kontrolle pas skandalit të korrupsionit me manipulimin e tenderave
5 Shkurt, 17:59
-
Loboi për Adriatik Llallën që t’i hiqej ‘non grata’ në SHBA, vëllai i ish deputetit demokrat Lita përfshihet sërish në aferë korruptive në Amerikë
5 Shkurt, 17:34
-
Raketat me rreze veprimi deri në 150 km, Kievi: Nuk do sulmojmë territorin rus! Qëllimi është çlirimi i rajoneve të pushtuara
5 Shkurt, 15:54
-
Shqipëria e para që strehoi afganët, javën e ardhshme mbërrin zyrtarja e SHBA! Takime me politikanët dhe vizitë në Shëngjin
5 Shkurt, 12:39
-
Prekëse/ 7-vjeçarja ukrainase iku nga lufta por ‘talentin e mori me vete’, pikturon udhëtimin e saj nga Ukraina drejt Bullgarisë! Nëna: Ajo është rritur me piktura (FOTOT)
5 Shkurt, 11:27
-
Avionë luftarakë për Ukrainën, po përgatiten furnizimet?
5 Shkurt, 09:22