Foto nga Rripi i Gazës
Të mërkurën, 106 kamionë, kryesisht me ushqime, ilaçe, pajisje mjekësore, shishe uji dhe produkte higjienike, mbërritën në Gaza nëpërmjet kalimit Rafah nga Egjipti.
Që nga 21 tetori në Rripin e Gazës kanë mbërritur 756 kamionë. Kështu ka thënë Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
"Ky numër përfaqëson vetëm një pjesë të asaj që do të duhej. Ende nuk kemi karburant. Spitali Al Quds, në qytetin e Gazës, duhej të mbyllte një sërë shërbimesh themelore", tha Dujarric.
Spitali Al Awda, i vetmi që garanton shërbimet e maternitetit, "është afër mbylljes".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ushtria izraelite sulm në spitalin al-Shifa në Gaza, 13 viktima! Izraeli: Shkatërrohet bastioni i Hamasit, 150 terroristë të vrarë









