Më shumë se 2,500 emigrantë humbën jetën ose u zhdukën teksa përpiqeshin të kalonin Mesdheun për në Evropë deri më tani në vitin 2023, tha një zyrtar i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët. Ndërsa afro 186 mijë njerëz kishin mbërritur në vendet evropiane gjatë së njëjtës periudhë.
Ruven Menikdiwela, drejtor i zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) në Nju Jork, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten se nga 186 mijë që kishin kaluar Mesdheun, vetëm 83% kishin zbarkuar në Itali, raporton agjencia e lajmeve AlJazeera.
“Deri më 24 shtator, mbi 2,500 njerëz u llogaritën si të vdekur ose të zhdukur vetëm në vitin 2023”, tha Këshilli i Sigurimit Ruven Menikdiwela, drejtor i zyrës së UNHCR-së në Nju Jork.
Po ashtu, njerëzit që kishin kaluar Mesdheun kishin zbritur edhe në disa vende të tjera si Greqi, Spanjë, Qipro dhe Maltë.