1647389885_OKB.jpg

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën e propozuar nga perëndimorët për situatën humanitare në Ukrainë, e cila bën thirrje për "ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive nga Rusia, në veçanti çdo sulm ndaj civilëve", akses humanitar dhe mbrojtje të civilëve, personelin mjekësor, gazetarët dhe punonjësit humanitarë.

140 vende votuan pro, 5 kundër dhe 38 abstenuan. Pesë vendet që votuan kundër janë Rusia, Siria, Bjellorusia, Eritrea, Koreja e Veriut (të njëjtat që votuan kundër rezolutës së 2 marsit të kaluar). Kina, nga ana tjetër, është në mesin e 38 abstenimeve (tre më shumë se herën e kaluar). 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë, G7: Asnjë shtet s'duhet të ndihmojë Rusinë! Biden paralajmëron Putin: Nëse ka sulme kimike, do përgjigjemi! Von der Leyen: Task forcë për energjinë