Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku gjatë diskutimit në OKB ka thënë se Kosova do ta themelojë asociacionin e komunave serbe në përputhje me kushtetutën dhe nuk do të lejojë që Serbia ta mbajë peng të së kaluarës së tyre.

“Provokimet si ajo e trenit dhe e murit duhet të marrin fund, serbët që jetojnë në Kosovë nuk duhet të mbahen peng nga Serbia ata duhet të jenë udhëheqësit e jetës së tyre”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka theksuar se Kosova nuk do të diskutojë me Serbinë për krijimin e forcave të armatosura sepse ky është vendim që i takon vetëm shtetit të Kosovës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com