Ndotja e ajrit, menaxhimi i mbeturinave, uji i pastër dhe higjiena publike mbeten ende probleme dhe sfida të Shqipërisë. Është ky rezultati i raportit të dytë mbi rishikimin mjedisor i kryer nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE).
Raporti i bërë publik në mediat e huaja, cilëson progresin e realizuar nga vendi ynë në menaxhimin e mjedisit që prej vitit 2002, kur i njëjti raport u bë për herë të parë.
Nivelet e cilësisë së ajrit për Tiranën janë më shumë se dy herë më të madhe se Udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Është llogaritur se çdo vit 500 vdekje në qytet mund t'i atribuohen ndotjes së ajrit. Trafiku në zonat urbane me rritje dramatike të numrit të makinave dhe numrin e automjeteve të vjetra në përdorim është tashmë shkaku kryesor i ndotjes së ajrit.
Raporti thekson se pavarësisht progresit që Shqipëria ka arritur në fusha të ndryshme si në zhvillimin e infrastrukturave, në mbledhjen e taksave, apo ligjin e pronës dhe administrimit të biznesit që është zbatuar nga vitit 2003, vendi ende përballet me sfida serioze që lidhen me ndotjen e mjedisit.
“Vendi ka përjetuar një rritje të qëndrueshme ekonomike që nga viti 2000 dhe mesatarja vjetore e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) nga 2003-2010 ishte 4.8%. Gjithashtu janë përmirësuar dukshëm edhe standardet e jetesës së shqiptarëve, ku niveli i varfërisë është ulur nga 25.4 % në 12.4 % në vitin 2008. Por, ndotja e ajrit paraqet rrezik serioz shëndetësor për banorët e qytetit”, thuhet në raportin UNECE.
Në raport thuhet gjithashtu se menaxhimi i mbeturinave është në një nivel të ulët dhe se nuk ka sisteme për grumbullimin e mbeturinave të ngurta në zonat rurale. Pavarësisht se ka burime të natyrshme të pasura me ujë, Shqipëria vuan nga mungesa e ujit të pijshëm në sasi të mjaftueshme dhe me cilësi.
“Shumica e shërbimeve të ujit ekzistuese nuk janë në gjendje për të mbuluar shpenzimet operative. Së bashku me mungesën e kontrollit të matjes dhe operacionale, kjo është duke rezultuar në humbje të mëdha të ujit, që vlerësohet të jetë më shumë se 60% në të gjitha qytetet. Vetëm 40% e popullsisë urbane është e lidhur me një sistem të kanalizimit, dhe vetëm një pjesë e vogël e zonave rurale me furnizimin me ujë të pijshëm janë të pajisura me rrjete kanalizimesh”, thekson raporti.
Rishikimi i këtij raporti mbulon 10 çështje me rëndësi për vendin, të cilat kanë të bëjnë me planifikimin e mjedisit, hartimin dhe implementimin e politikave mbi mjedisin, menaxhimin e ujit të pijshëm, ruajtjen e biodiversitetit dhe integrimin e shqetësismeve mjedisore në politikat shëndetësore.
Raporti përfundon me një sërë rekomandimesh për Shiqpërinë për të përmirësuar menaxhimin e mjedisit të saj, për të integruar më mirë qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm në politikat sektoriale, për të promovuar përgjegjshmëri më të madhe të publikut dhe për të forcuar bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar.
SHKRIMI ORIGJINAL
Redaksia Online
(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com