Organizata e Kombeve të Bashkuara në statistikat e saj për Divizionin e Popullsisë vlerëson se që nga viti 1990 deri në 2020-n, nga Shqipëria janë larguar rreth 1.2 milionë persona. Bëhet fjalë për migracionin neto, që përfshin diferencën mes personave që kthehen dhe atyre që largohen.
Vala më e lartë e migracionit ishte në periudhën 1990-1995, kur kalimi nga ekonomia e centralizuar në atë të tregut dhe hapja e kufijve, bëri që shumë shqiptarë të largoheshin masivisht, përmes ambasadave, apo dhe anijeve. Gjatë kësaj periudhe kanë ikur 443 mijë emigrantë.
Tendenca vijoi dhe në 1995-2000, e nxitur nga trazirat e ’97-s. Gjatë kësaj periudhe u larguan 180 mijë persona. Pothuajse në të njëjtat nivele ishte tendenca e largimeve në pesëvjeçarin e ardhshëm.
Në periudhën 2005-2010 u konstatua sërish një valë e rritur migracioni, me 217 mijë të larguar.
Në 2010-2015, nga vendi u larguan 137 mijë persona.
Në pesë vitet e fundit, tendenca për të ikur nga vendi ka vijuar, ndonëse me ritmet më të ngadalta në 30 vitet e tranzicionit.
Divizioni i popullsisë së OKB-së ka bërë dhe parashikimet për migracionin e pritshëm në dekadat e ardhshme. Sipas statistikave të publikuara, të paktën edhe për pesë vitet e ardhshme 2020-2025, ikja do të vijojë të jetë me ritme të larta, me rreth 70 mijë persona të larguar neto.
Në 2025-2030, priten 55 mijë të larguar, për të vazhduar më pak në 5 vjeçarët në vijim me 40 mijë të ikur mesatarisht.
Si rrjedhojë, deri në vitin 2100, OKB parashikon se nga Shqipëria do të largohen edhe 615 mijë persona të tjerë.
Tendenca e lartë për emigracion dhe ulja e lindshmërisë kanë bërë që OKB të rishikojë vazhdimisht në ulje projeksionet për ecurinë e popullsisë. Sipas vlerësimit të fundit, që është bërë në vitin 2019, në të gjitha rastet, edhe në variantin optimist, – pra nëse merret një nivel zero emigracioni dhe ecuri normale e normave të fertilitetit-, në vitin 2100, Shqipëria nuk pritet që të ketë me shumë se 1.9 milionë banorë.
Në variantin e mesëm, Shqipëria nuk pritet të ketë më shumë se 1 milionë banorë.
Për skenarin e ulët (normë të lartë emigracionit dhe fertilitet të ulët), në Shqipëri në vitin 2100, sipas pritshmërive të departamentit të Divizionit të Popullsisë të OKB-së, në Shqipëri nuk pritet që të mbeten më shumë se 512 mijë banorë. (Monitor)
Në lidhje më ketë ka reaguar edhe Presidenti Meta, i cili tha se duhet një reflektim urgjent dhe zgjidhje konkrete për këtë fenomen dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët.
"Ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete. Koha për të ndalur projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë është tani! Plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane! Të bashkohemi kundër shpopullimit dhe kthimit të shpresës! Shqipëri pa shqiptarë nuk mund të ketë", shkruan Meta.


-
Nuk besoje te jene aq,se 750 Mije jane ne greqi me dukumenta,450 mije me dokumenta,po vendet e tjera,gjermani,begjika,olanda,po anglia,per mua jane shume se kaq,qe do ti shtohen akoma per shkake te politikes,keto 30vjet
Përgjigju -
Kush Rri ne kete vend ku se njeh qeni te zone, vetem hajdutet politikan, dhe puthadoret e tyre.
Përgjigju -
sa me shpejt zoti meta neser do jete shume vone
Përgjigju -
Kjo ashte demokracija si ja prentun pupullite gjoja per nje jete ma te mir. Dhe shife se ku shkum skllevrite e botes. Fatkeci per nje ven si shqipnija si i ka te tana pervec politikaj
Përgjigju -
Eshte me se normale te ikin,dua qe te ikin qe te gjithe.. me politikan hajduter,institucione hajduter,gjykata te korruptuara ,president hajdut etj etj... vend pa shpresa..
Përgjigju









Komente
Komento