NEW YORK –  "Këshilli i Sigurimit të OKB duhet të miratojë një rezolutë të fortë për të garantuar që Siria të mbajë premtimet mbi armët kimike". Ka thënë presidenti amerikan, Barack Obama, duke marrë fjalën në Asamblenë e OKB-së.

Obama ka nënvizuar se "komuniteti ndërkombëtar duhet të vendosë një ndalim të përdorimit të armëve kimike": "Është në interesin e SHBA-ve dhe gjithë botës”, ka thënë ai.

«Ka prova evidente» mbi përgjegjësinë e regjimit të Assad, shton Obama. Mbi Sirinë, Obama ka bërë të ditur edhe 340 milionë dollar shtesë ndihma.
 
I INKURAJUAR NGA IRANI, PAS FJALË DUHET VEPRIM
Presidenti amerikan Barack Obama është shprehur edhe ''i inkurajuar ''nga fjalët më të moderuara që vijnë prej Iranit.

''Mund të gjenden bazat për një marrëveshje mbi programin bërthamor të Iranit bazuar mbi deklaratat e fundit të lidershipit Iranian”, ka thënë Obama, i cili ka shtuar se "fjalët mirëkuptuese nga Irani duhet të pasohen me veprime”.

NUK JEMI ME ASNJË PALË NË EGJIPT
Analiza e problemeve ndërkombëtare vijon me Egjiptin, për të cilin Obama shprehet: «Zgjodhëm që të mos mbështesim asnjë palë të konfliktit”.

EKONOMIA BOTËRORE PO STABILIZOHET
Obama flet edhe për ekonominë botërore, duke shpjeguar se progrese, edhe pse «të brishta», ka. Pas pesë vjet krizë, «falë një aksioni të koordinuar, ekonomia është stabilizuar, tregjet financiare gjithashtu dhe po krijohen vende pune», u shpreh Obama.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)