OKB publikon raportin tragjik: Mbi 1 milion viktima nga aksidentet rrugore në botë
Foto ilustruese e një aksidenti në autostradë
Incidentet e trafikut rrugor renditen si shkaku kryesor i vdekjeve në mesin e njerëzve të moshës 5 deri në 29 vjeç globalisht, me vendet në zhvillim që përbëjnë 93% të viktimave.
Çdo vit, rreth 1.3 milionë njerëz në mbarë botën vdesin në aksidente dhe rreth 50 milionë njerëz plagosen, sipas një raporti të OKB-së.
Këmbësorët, çiklistët dhe motoçiklistët konsiderohen si “përdorues të pambrojtur të rrugës” dhe përfaqësojnë gjysmën e të gjithë atyre që janë përfshirë në aksidente rrugore fatale në mbarë botën.
Përqindja e përdoruesve të rrezikuar të rrugës është më e lartë në vendet me të ardhura të ulëta dhe ato me të ardhura të larta, veçanërisht ato që jetojnë në vendet në zhvillim.
Në vitin 2022, brenda Bashkimit Europian, rreth 20,600 persona humbën jetën në aksidente, një rritje prej 3% krahasuar me vitin 2021, raportojnë mediat e huaja.
Rrugët më të sigurta janë në Suedi (21 viktima për një milion banorë) dhe Danimarkë (26/milion). Numri i viktimave në shtetet anëtare të BE-së ra me 30,7% ndërmjet 2011 dhe 2021.
Në të gjithë BE-në, 52% e viktimave u regjistruan në rrugët rurale, kundrejt 39% në zonat urbane dhe 9% në autostrada. Burrat përbënin tre nga katër viktimat si pasojë e aksidenteve rrugore (78%).
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Besoni se Greqia do pranojë hapjen e grupkapitujve të parë Shqipëri-BE?
-
Po
66.6%
-
Jo
25.9%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 754
Lajme të tjera
-
Agjencia e OKB-së për motin: Vitit 2023, më i nxehti në histori
30 Nëntor, 21:35
-
OKB: Në vitin 2022 u vranë 89 mijë gra e vajza në gjithë botën! Shumica e vrasjeve nga partnerë e familjarë të viktimave
23 Nëntor, 17:38
-
SHBA-ja dënon lëshimin e një sateliti nga Koreja e Veriut
21 Nëntor, 22:46
-
SHBA kërkon kthimin e anijes së kapur nga grupi Houthi
21 Nëntor, 08:46
-
OKB detyrohet të ndalë dërgimin e ndihmave në Gazë
17 Nëntor, 18:09
-
Rasti i Kosovës si model për Gazën?
12 Nëntor, 18:18
-
100 punonjës të OKB-së janë vrarë në Gazë
10 Nëntor, 21:25
-
OKB zgjat edhe për një vit misionin EUFOR në Bosnjë-Hercegovinë
5 Nëntor, 11:04
-
Lufta/ Sulmohen dy shkolla në Gaza, ka të vdekur! Ministri izraelit-banorëve: Nëse na ndihmoni të gjejmë liderin e Hamasit, lufta do jetë e shkurtër
4 Nëntor, 07:18
-
Raporti i OKB-së: Po rrezikohet e ardhmja e planetit
2 Nëntor, 21:31
-
OKB: Dëmtohen katër shkolla që po përdoreshin si strehimore në Gazë
2 Nëntor, 21:13
-
OKB: 18 milionë ukrainas kanë nevojë për ndihmë humanitare
2 Nëntor, 09:04