Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar një raport shokues sa i përket aktivitetit të ISIS në Siri. Sipas hetuesve të OKB-së militantët islamikë kanë kryer "krime masive" në Siri, duke përfshirë edhe rekrutimin e fëmijëve si luftëtarë.
 
Hetuesit kanë akuzuar gjithashtu qeverinë siriane se ka  përdorur agjentë kimikë në të paktën tetë raste të ndryshme gjatë këtij viti.
 
Hetuesit theksojnë se ISIS po zhvillon një fushatë  frikësuese në veri të Sirisë, duke përfshirë kryerjen ekzekutimeve publike, apo prerjen e kokave.
 
"Kokat e prera janë varur në zona të ndryshme, duke terrorizuar popullatën lokale," theksohet në raport..
 Në Raka, fëmijët janë duke u rekrutuar dhe trajnuar në kampe.
 
OKB paralajmëron për një përhapje të vazhdueshme të dhunës jashtë kufijve të Sirisë.

Këto përfundime janë rezultat i një punë i gjashtë mujore si dhe dyshim të mbledhura, si pjesë e një hetimi në shkeljet e të drejtave të njeriut brenda Sirisë.

Periudha e mbuluar në raport përkon me rritjen e grupit ISIS në Siri, i cili kërkon të krijojë një shtet të pavarur islamik në një zonë që shtrihet në të gjithë Sirinë dhe Irakun.
 
Ideologjia ekstremiste e grupit ka tërhequr xhihadistë nga i gjithë rajoni, duke përfshirë luftëtarë nga vendet perëndimore.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)